Kursi UEFA B për zonën e veriut do të zhvillohet në Shkodër - FSHF

Kursi UEFA B për zonën e veriut do të zhvillohet në Shkodër

Sektori i Edukimit dhe Liçensimit pranë FSHF-së do të fillojë së shpejti kursin e radhës për nivelin “UEFA B” , ku trajnerët e rinj do të frekuentojnë dhe do të ndjekin orët mësimore dhe praktike të këtij kursi. Si përherë, nën koordinimin e profesor Astrit Maçit,Alban Tafajit, Edmond Gezdarit por edhe lektorëve përkatës, nga data 21 tetor deri në 30 nëntor,ku të gjithë kursantët do të ndjekin një program të detajuar teorik dhe praktik dhe në fund do ti nënshtrohen provimit të radhës. Risia është fakti që ky kurs realizohet për të gjithë zonën e veriut në qytetin e Shkodrës.

UEFA B do të zhvillohet në 3 periudha:

Periudha e parë, 21 tetor-27 tetor
Periudha e dytë, 4 nëntor-9 nëntor
Periudha e tretë, 20 nëntor-30 nëntor