Termat dhe Kushtet

Kushtet e Shërbimëve
Tashmë mund të porositni më shpejtë dhe më lehtë produktet e Kombëtares  dhe çdo produkti nën logon e FSHF-së në faqen tonë në web: www.fshf.org/shop. Për të realizuar blerjet e dëshiruara jeni të lutur të regjistroheni në dyqanin tonë online, duke krijuar llogarinë tuaj. Pasi keni kryer regjistrimin ju këshillojmë të ruani në vend te sigurt fjalëkalimin dhe adresën e e-mailit që keni perdorur për t’u regjistruar në dyqan.

Për të kryer blerje në dyqanin tonë ju keni “shportën tuaj” në të cilën vendosni produktet që dëshironi të bleni. Për çdo produkt, do të gjeni butonin “shto në shportë” të cilin mund ta klikoni dhe më tej mund të vazhdoni të vizitoni sërish dyqanin tonë për blerje të tjera. Listën e produkteve të zgjedhura mund ta shikoni në çdo moment në shporten tuaj. Në momentin që keni mbaruar blerjen tuaj ju keshillojmë që të verifikoni për siguri shportën ku ende mund të bëni ndryshimet qe dëshironi.

Kujdesi ndaj klientit:
Telefoni: +355 42 346 601
E-mail: info@fshf.al
Në të gjitha rastet do të përpiqemi t’u përgjigjemi pyetjeve tuaja brënda 48 orëve.

Rregullat për dorëzimin e porosive:
Porositë tuaja mund të dërgohen vetëm gjatë ditëve të punës. Shërbimi nuk parashikon dërgesa gjatë ditëve të pushimit dhe festave Kombëtare. Federata Shqiptare e Futbollit pranon kthimin e (artikullit ose artikujve) në rast të personalizimit të gabuar. Gjithsesi, FSHF garanton se çdo gjë do të jetë sipas porosisë suaj, e paketuar dhe me shpjegimet përkatëse. Në rast porosie të parregullt, Federata Shqiptare e Futbollit do të kontaktojë klientin për sqarimet e nevojshme.