Karriera

Federata Shqiptare e Futbollit në kuadër të implementimit të reformave në futbollin shqiptar, rritjes së mëtejshme me objektiv zhvillimin e qëndrueshëm të botës futbollistike shqiptare, ka një strategji të mirëfilltë për karrierën, zhvillimin e punonjësve të saj dhe përfshirjen e të rinjve në ambientin magjik të futbollit. 

Të gjithë e dinë se futbolli nuk është thjesht një lojë. Është padiskutim një pasion i madh plot diversitet që përfshin njerëz me kultura, gjuhë dhe fe të ndryshme. Futbolli është sporti që promovon vlerat më të larta dhe ndikon te jetët e miliona njerzve. FSHF ka qënë dhe është gjithmonë në kërkim të profesionistëve më të mirë, të mbushur me pasion dhe qëllime të rëndësishme për karrierën e tyre. 

Nisur nga këto objektiva, Federata e Futbollit, prej vitesh investon në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të punonjësve të saj duke i ofruar në mënyrë periodike trajnime e programe akademike brenda dhe jashtë vendit. Këto trajnime dhe programe akademike zhvillohen nga Departamenti i Burimeve Njerzore në bashkëpunim me partner lokal dhe ndërkombëtar si UEFA, Federata Gjermane e Futbollit dhe Federata Italiane e Futbollit. 

Në të njëjtën kohë FSHF është e orientuar drejt tregut të punës për të përthithur profesionistët më të mirë të menaxhimit dhe drejtimit. Gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit prej një viti ka ngritur një program intershipi për studentët në proces diplomimi dhe kjo hapje ndaj të rinjve ka për synim afrimin e kapaciteteve të reja menaxheriale me sportin e futbollit, ofrimin e mundësive për brezin e ri i cili përfundon studimet e larta, si dhe përjetimin e një eksperience të pakrahasueshme në këtë botë të bukur të sportit më popullor në botë.

 

Struktura Organizative 

Nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-s, Ilir Shulku, administrate e Federatës Shqiptare të Futbollit drejton aktivitetin në futbollin shqiptar. 

Detyrat e tij përfshijnë zbatimin e çdo vendimi të dalë nga Asambleja e FSHF-s, Komitetit Ekzekutiv dhe Presidentit dhe koordinimin e punës së përditshme të të gjithë Departamenteve që funksionojnë në Federatën e Futbollit. 

14 departamentet që funksionojnë brenda Federatës mbulojnë të gjithë aktivitetin kombëtar dhe ndërkombëtar të futbollit shqiptar, nga ai teknik, te Garat, Abitrimi, Futbolli Amator, Komunikimin Publik, Marketingun, Marrëdhëniet Institucionale ato Juridike dhe Financiare. 

Administrata e Federatës Shqiptare të Futbollit është e vendosur në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë. Shtëpia e Futbollit, e inaguruar 29 shtator 2022, është një kompleks i mirëfilltë futbolli ku përvec godinës mutlifunksionale ku janë zyrat e FSHF-së, ndodhen edhe dy mini-stadiume, palestra, zona e fizioterapisë dhe SPA-s që janë në përdorim të ekipeve Kombëtare që grumbullohen dhe stërviten në këto ambiente.  

 

Mundësi punësimi 

Synimi jonë është të kemi në skuadrën tonë profesionistët më të mirë që të kenë brenda tyre shpirtin e një skuadre futbolli, ku kërkohet gjithmonë punë e mirë në grup, cilësi të shkëlqyera individuale dhe dëshirë për të përmbushur objektiva të përbashkët. 

Ne përpiqemi gjithmonë të sigurohemi se procesi ynë i rekrutimit të jetë sa më i hapur, gjithëpërfshirës dhe sa më objektiv të jetë i mundur. 

Cilësitë e çdo aplikanti ndryshojnë ndjeshëm nga pozicioni në pozicion, kjo në varësi të shumë faktorëve si eksperienca, departamenti ku aplikon dhe funksioni i punës. Në përgjithësi ne jemi të orientuar drejt kandidatëve që janë fleksibël dhe mëndjehapur ndaj ideve, mundësive dhe roleve të reja, dhe që tregojnë gatishmëri për t’u rritur dhe zhvilluar në mënyrë të vazhdueshme. 

Si mund të aplikoj? 

Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë CV dhe letrën e interesit pranë Departamentit të Burimeve Njerzore në hr@fshf.al 

Pozicionet e lira

Internship

Mundësitë në FSHF 

  • Pjesëmarrja në trajnime të brëndshme në institucion
  • Bashkëpunimi me ekspertët më të mirë të fushave specifike dhe orientim për karrierën
  • Përfitimi i eksperiencave të reja
  • Mundësi rritjeje profesionale dhe rrjetëzimi

Si mund të bëhem pjesë:

  • Studentët e ciklit Master ose viti i fundit Bachelor me mesatare mbi 8 mund të aplikojnë.
  • Duhet të kenë pasion futbollin dhe të jenë të gatshëm te japin kontribuntin e tyre në një ambient dinamik. 

Procedurat për të aplikuar:  

Studentët e interesuar për të ndjekur internship në Federatën Shqiptare të Futbollit, mund të dërgojnë dokumentat e mëposhtme në adresën e e-mailit internship@fshf.al ;

  1. CV
  2. Diplomën dhe listën e notave 

Studentët të cilët nuk e kanë perfunduar akoma ciklin Bachelor mund të dërgojnë vetëm listën aktuale të notave.

  1. Vërtetim nga Universiteti që janë duke ndjekur studimet
  2. Fotokopje të ID

Në përfundim të programit të internship-it, duke vlerësuar maksimalisht performancën dhe përkushtimin e tyre, studentët do të pajisen me letër reference nga Federata Shqiptare e Futbollit.