Arsimimi :
1981-1986 Universiteti i Tiranës, Dega e Ekonomisë për Industri
Eksperienca:
1986-1990 Ekonomist në Parkun e Mallrave në Burrel
1990-1991 Ekonomist në Parkun e Mallrave të Eksportit në Durrës
1991-1993 Vetëpunësim në biznes privat
Karriera në Biznes:
1993 – aktualisht
Sipërmarrës privat: krijon kompaninë AIBA sh.a, një ndër kompanitë më të njohura në vend për prodhim dhe tregti të produkteve blegtorale
GoTech Elektronik: distributor dhe Licensë Eksklusive i pajisjeve elektroshtëpiake
Ecomarcet Food: distributor e rrjet tregtar ushqimor
Aksioner e drejtues në disa biznese të tjera në sektoret e prodhimit, telefonisë, media, etj.
Eksperienca në FSHF:
2002 Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2006 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2010 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2014 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2018 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
2022 Ri- Zgjidhet President i Federatës Shqiptare të Futbollit
Eksperienca në UEFA:
2004 – 2006 Anëtar i Komitetit të Federatave
2006 – 2008 Zv/kryetar i Komitetit të Federatave Kombëtare
2008 – 2013 Zv/kryetar i Komitetit të Kompeticioneve të Ekipeve Kombëtare
2013 – 2016 Zv/kryetar i Komitetit të Federatave Kombëtare
2016 – në vazhdim Zv/Kryetar i Komitetit HatTrick (I vetmi komitet në UEFA që merr vendime pa Komitetin Ekzekutiv dhe me portofolin më të lartë në UEFA)
2019 – në vazhdim Zv/Kryetar i Komitetit të Stadiumeve dhe Sigurisë
2019 – në vazhdim Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s
2023 – në vazhdim Zv.President i UEFA-s
2023 – në vazhdim Kryetari i Komitetit të Medias në UEFA
Eksperienca në FIFA
2008 – 2012 Anëtar i komitetit të Federatave
2012 – 2017 Anëtar i Komitetit Organizator të Kupës se Konfederatave
Tituj nderi:
1998: Bashkia e Shijakut i jep Titullin “Qytetar Nderi” për kontributin që ka dhënë, si president i klubit të qytetit.
2001: Bashkia e qytetit të Durrësit dhe shoqata “Durrësi” i jep titullin “Nderi i Qytetit”, për kontribut të dhënë në zhvillimin ekonomik të qytetit si dhe për vlerat e spikatura, profesionale dhe humane, në dobi të interesave të qytetit
2002: Bashkia e qytetit të Durrësit dhe Shoqata “Durrësi” i jep titullin ‘Simbol i Qytetit të Durrësit” për kontributin e rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit, në mbështetjen e aktiviteteve për promovimin e historisë dhe kulturës qytetare durrsake, për vlerat e spikatura intelektuale e humane.
2003: Bashkia e qytetit të Durrësit e shoqata “Durrësi”, i jep titullin “Dyrrah – 3000”
2010: Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi, e dekoron me titullin e lartë “Naim Frashëri” të Klasit të Parë, për kontribut të shquar, në drejtimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar
2020: Universiteti i Sporteve të Tiranës i akordon titullin “Doctor Honoris Causa”
Funksione:
2021 – në vazhdim Konsull Nderi i Hungarisë në Shqipëri
Roli dhe Kompetencat e Presidentit të FSHF-së
Presidenti është përfaqësuesi ligjor i FSHF-së dhe figura përfaqësuese e institucionit të futbollit. Ai është shprehje e unitetit të institucionit dhe sigurisht është përcaktues në politikat e tij për zhvillimin e futbollit shqiptar.
Presidenti zgjidhet drejtëpërdrejt nga Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore, e cila mbahet një herë në katër vjet.
Për t’u zgjedhur President, kandidati ka nevojë për 2/3 e votave të vlefshme. Në rastet kur asnjë nga kandidatët nuk arrin këtë shumicë, bëhet një raund i dytë zgjedhjesh midis dy kandidatëve që kanë marrë më shumë vota në raundin e parë. Në raundin e dytë, kandidati që merr më shumë vota (50% +1) zgjidhet President.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, është përcaktues si në politikat e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme të institucionit të futbollit. Ai është hartuesi kryesor i strategjisë që do të ndjekë Federata e Futbollit dhe ndjek në dinamikë, detyrat dhe objektivat e një programi të miratuar nga Asambleja e Përgjithshme.
Detyrat e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit janë si më poshtë: Të mbledhë Asamblenë e Përgjithshme dhe Komitetin Ekzekutiv. Ai gjithashtu drejton Asamblenë e Përgjithshme dhe mbledhjet e Komitetit Ekzekutiv. Presidenti i FSHF mbikqyr zbatimin e vendimeve të miratuara nga Asambleja e Përgjithshme dhe Komiteti Ekzekutiv dhe siguron funksionimin e rregullt dhe efektiv të organeve dhe departamenteve te FSHF-së në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuara.
Presidenti dhe Sekretari i Përgjithshëm ose njëri nga zevendës presidentët dhe Sekretari i Përgjithshëm mund të firmosin së bashku në emër të FSHF-së përveç rasteve ku është vendosur ndryshe në rregulloret e brendshme organizative të Sekretariatit të Përgjithshëm të FSHF-së.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, mban lidhjet midis FSHF-së dhe anëtarëve të saj, konfederatave ndërkombetare FIFA dhe UEFA, me organizmat politike dhe organizata të tjera. Ai mbikqyr funksionimin e Sekretariatit të Përgjithshëm.
Presidenti emëron trajnerët dhe stafet teknike të ekipeve kombëtare, pasi është konsultuar me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.
Në rastet kur Presidenti mungon, detyrat e tij plotësohen nga zëvendës-Presidenti i parë. Në rast se edhe ky i fundit mungon, atëherë përgjegjësinë e merr zëvendës-Presidenti i dytë. Në rastet kur Presidenti jep dorëheqjen gjatë mandatit të tij, Komiteti Ekzekutiv zgjedh një nga anëtarët e tij të kryejë funksionin e Presidentit të përkohshëm. Komiteti Ekzekutiv mund të thërrasë Asamblenë e Përgjithshme të jashtëzakonshme për të zgjedhur një President të ri për kohën e mbetur nga mandati. Nëse Asambleja e Përgjithshme e radhës mbahet brenda gjashtë muajve atëhere nuk mblidhet Asambleja e Përgjithshme e jashtëzakonshme dhe zëvendës-Presidenti i Parë merr funksionet e Presidentit.