KE ben mbledhjen e pare 2013

 

Komiteti Ekzekutiv I Federates Shqiptare te Futbollit ka zhvilluar sot mbledhjen e tij te pare per vitin 2013. Ne drejtimin e Presidentit Armand Duka eshte diskutuar me ore te zgjatura problematika e punes ne FSHF jane marre ne analize raporte te punes per vitin 2012 si edhe jane marre vendime te rendesishme per punen ne vazhdim. Konkretiksht Komiteti Ekzkutiv vendosi:

 

  1. Asambleja e Zakonshme e radhes te  Federates Shqiptare te Futbollit te zhvillohet ne Tirane me date 28 shkurt 2013 ora 09.00
  2. U miratua me shumice votash rendi I dites se Asmablese se Federates Shqiptare te Futbollit.
  3. U analizua puna ne Zyrat Rajonale te FSHF-se si edhe u lane nje sere detyrash per organizimin, punen dhe zhvillimin e trajnimit dhe seleksionimin per te ardhmen.
  4. U paraqit nje informacion I detajuar per ecurine e punes rreth projektit per stadiumin e ri Kombetar si edhe u aprovua nje fond 200.000 euro per vazhdimin e procedurave te perbashketa me Kompanine  supervizore nga Franca nepermjet te ciles do te perzgjidhet Kompania fituese.
  5. U raportua per punen e bere nga Sektori I Maredhenieve me Publikun dhe Median per vitin 2012  si edhe u aprovuan projektet   qe do te ndiqen ne te ardhmen duke perfshire permiresimet ne faqen Website,  logo e re me asistencen e UEFA-s dhe maredheniet ne rrjetet sociale.
  6. U diskutua ne parim raporti I Komisionit te I Rishqyrtimit te Titujve Kampion per vitet 1939-1942  dhe u la detyre qe deri ne mbledhjen e ardhshme te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se (brenda muajit shkurt 2013)  te paraqitet dokumentacioni perkates I cili verteton njohjen apo mosnjohjen e tyre. Aprovimi  perfundimtar I kesaj ceshtje do te jete votimi ne Asamblene e Pergjithshme te Zakonshme te FSHF-se.
  7. Komiteti Ekzekutiv I FSHF-se vendosi unanimisht rregullin qe ne rast se nje futbollist nuk I pergjigjet  pa aresye fteses  per tu bere pjese e Ekipeve Kombetare nuk do ta kete me kete mundesi ne te ardhmen.