SHQIPËRIA U-21 HUMBET MIQËSOREN ME BOSNJE-HERCEGOVINËN

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi është mundur me rezultatin 0-2 në miqësoren e luajtur sonte në mbrëmje në ‘Elbasan Arena’, ora 19:00 ndaj përfaqësueses U-21 të Bosnje-Hercegovinës. Kuqezinjtë e drejtuar nga Bushi pësuan golin e parë që në minutën e 11’ të pjesës së parë pas goditjes së Dujakovic, e më pas Kuzmanovic dyfishoi shifrat në të 82-tën. Përpjekjet e shpresave nuk kanë rezultuar me sukses në këtë miqësore, ndonëse futbollistët treguan shumë dëshirë dhe grintë për ta fituar miqësoren.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Selmani, Mala, Ceka, Cake, Sahiti, Bare (c), Hebaj, Selahi, Et’Hemi, Kolaj, Shaba.

Ekipi përfaqësues U-21 i Shqipërisë do të zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore të programuara në muajin qershor:
1. Shqipëri vs Bjellorusi, 5 qershor ora 19:00 “Elbasan Arena”
2. Shqipëri vs Bjellorusi, 8 qershor ora 19:00 “Elbasan Arena”