Kombëtarja U-21 barazon pa gola në Itali - FSHF

Kombëtarja U-21 barazon pa gola në Itali

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Redi Jupi ka barazuar me rezultatin 0-0 në miqësoren me Italinë U-21. Kjo miqësore u zhvillua në stadiumin “Riviera della Palme” San Benedetto del Tronto, e zhvilluar te merkuren ne oren 21:00. Shpresat kanë zhvilluar një lojë të mirë gjatë gjithë ndeshjes dhe duke rrezikuar porten e kundershtarit me anë të Manajt dhe Latifit në pjesën e dytë, por pa mundur të finalizojnë.

U-21 luajti me këtë formacion: Strakosha, Hoxhallari, Shkalla (72’ Karriqi), Lulaj, Gurishta, Gjini, Latifi, Bare, Laçi, Fili (55’ Uzuni), Manaj.

Kjo miqësore zhvillohet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare që Kombëtarja U-21 do të zhvillojë në shtator dhe tetor të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2017. Më 2 shtator ndaj Greqisë dhe më 10 tetor ndaj Izraelit, që të dyja sfidat do te luhen në transfertë. Shqipëria U-21 renditet aktualisht e dyta në Grupin e 4 me 12 pikë në 8 ndeshje. Renditjen e kryeson Portugalia me 18 pikë.