Kavaje, futboll dhe mesazhe sociale - FSHF

Kavaje, futboll dhe mesazhe sociale

Federata Shqiptare e Futbollit ka mbeshtetur gjithmone iniciativat sociale. Sot paradite ne stadiumin “Besa” te Kavajes, u organizua nje ndeshje miqesore midis ekipit U-17 te Zones se Durresit dhe nje ekipi te IEVP-Kavaje. Ky Aktivitet Ndërgjegjësues me titullin “Une zgjedh te jetoj pa dhune”, organizuar nga shoqata “Meridia Albania”, eshte mbeshtetur nga Federata Shqiptare e Futbollit, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Ministria e Drejtesise dhe Bashkia e Kavajes. Te pranishem ne kete aktivitet pervec perfaqesuesve te larte te Ministrise se Drejtesise, Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, dy nenkryetareve te Bashkise se Kavajes, ishte edhe Presidenti i FSHF Armand Duka. Pasi kane pershendetur skuadrat e Zones se Durresit U-17 dhe ekipin e institucionit te vuajtjes se denimit, personalitetet kane percuar mesazhet e fushatës kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave në Shqipëri. Qëllimi i aktivitetit ka qene rritja e ndërgjegësimit të opinionit publik për parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave nëpërmjet aktiviteteve sportive. Ndeshja mes te rinjve eshte ndjekur me interes dhe ka perfunduar me rezultatin 5-3. Ajo eshte ndjekur nga dhjetra qytetare te Kavajes. Pas perfundimit te saj Presidenti Armand Duka pasi vleresoi organizime te tilla, konfirmoi se Federata do te mbeshtese edhe ne te ardhmen aktivitete te tilla. Nderkohe ai i kerkoi Drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, qe me mbeshtetjen e Federates se Futbollit te organizohen aktivitete mes Instituteve te Vuajtjes se Denimit, per te cilen u ra dakord qe te organizohen ne te ardhmen.