“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e 35-të, fitojnë Egnatia, Partizani e Teuta - FSHF

“Abissnet Superiore”/ Përfundon java e 35-të, fitojnë Egnatia, Partizani e Teuta

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u zhvillua ditën e sotme, teksa të gjitha takimet u luajtën në të njëjtin orar, 16:00.

Egnatia triumfoi në stadiumin “Elbasan Arena” ndaj Dinamo City me rezultatin 1-0, duke mbyllur edhe llogarit për vendin e parë.

Partizani mori fitoren e radhës në “Kukës Arena” ndaj Kukësit, pasi triumfoi 0-1 dhe ngjitet në vendin e dytë në kampionat.

Klasikja e futbollit shqiptar Tirana – Vllaznia, që u zhvillua në stadiumin “Air Albania” përfundoi në barazim pa gola 0-0. Vllaznia zbret në vendin e tretë në kampionat, ndërsa Tirana renditet e pesta me pikë të barabarta me Teutën dhe Dinamo City.

Po sot, Teuta mundi Erzenin me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa sfida Skënderbeu-Laçi, përfundoi në barazim 1-1.

Skënderbeu ndodhet në vendin e katërt me një pikë më shumë se Tirana, Teuta dhe Dinamo City, teksa gjithçka do të vendoset në javën e fundit për vendin e katërt që do të marrë pjesë në “Final Four”.