Federata e Futbollit, në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Durrës dhe Beachee, do të organizojë më 17, 18 dhe 19 korrik turneun e Futbollit të Plazhit, një aktivitet sportiv që synon të promovojë futbollin e plazhit dhe të afrojë më shumë të rinjtë e sportdashësit me lojën gjatë sezonit veror.
Turneu do të zhvillohet në ambientet e Beachee në Golem dhe do të mbledhë ekipe e pjesëmarrës nga zona të ndryshme të vendit, në një atmosferë sportive dhe argëtuese pranë bregdetit.
Regjistrimet janë tashmë të hapura për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij aktiviteti. Turneu premton tri ditë të mbushura me futboll, konkurrencë sportive dhe argëtim, duke sjellë emocionet e lojës në një nga destinacionet më të frekuentuara të verës në vend.

















