FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, organizuan një seminar me arbitrat talente - FSHF

FSHF në bashkëpunim me UEFA-n, organizuan një seminar me arbitrat talente

Sektori i arbitrimit pranë Federatës Shqiptare të Futbollit në bashkëpunim me sektorin përkatës në UEFA kanë organizuar këtë javë një seminar me arbitrat talente në Shqipëri.

Në këtë seminar, UEFA ishte pjesëmarrëse me instruktorin e saj Darko Ceferin nga Sllovenia ndërsa arbitrat Talente (20 arbitra) ishin perzgjedhur nga kategoria e dytë dhe ajo e parë, në bazë të moshës dhe performancës që ato kanë paraqitur në ndeshjet e kategorive të ndryshme. E veçanta e seminarit ishte mënyra e konceptimit të orës së leksionit e cila u zhvillua në grupe ku të gjithë pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime dhe në vendimarrjet e situatave të ndryshme.

Një nga temat e diskutimeve ishte dhe ajo e ndryshimeve të shumta të Rregullores së Lojës të cilat do të implementohen që prej datës 1 Qershor, të këtij viti ku pa dyshim ndryshimi më i madh ka ndodhur përsa i përket Rregullit 12 “Faullat dhe sjelljet e pahijshme” ku prekjet e topit me dorë, të konsideruara si shkelje ose jo do të pasqyrohen ne rreshtat e këtij rregulli gjë e cila deri tani ka qenë ne kuadër te instruksioneve.