KA PËRFUNDUAR KURSI NR.6 PËR NIVELIN E LICENSËS SË TRAJNERËVE "UEFA PRO" - FSHF

KA PËRFUNDUAR KURSI NR.6 PËR NIVELIN E LICENSËS SË TRAJNERËVE “UEFA PRO”

Sektori i edukimit pranë FSHF-së ka mbyllur edicionin e 6-të të kursit të liçensimit për trajnerë të nivelit “UEFA Pro”, niveli më i lartë për një trajner futbolli. Pas përfundimit të testimit të fundit, sot në ambjentet e Shkollës së Trajnerëve në Kamëz, është zhvilluar ceremonia e ndarjes së diplomave, ku prezent ka qenë edhe anetari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, z.Edmond Spahiu. Emrat më të spikatur që morën këtë diplome janë: Ervin Skela, Eqerem Memushaj, Elvin Beqiri, Gerd Haxhiu, Artan Bano, Migen Memelli etj.
Ky kurs ka vijuar për një vit me rradhë dhe ishte i ndarë në 12 perioda edukative, sipas një programi të orientuar nga UEFA, në bashkëpunim me FSHF.