U18 miqesore ne Bullgari 0-0 dhe 4-3 - FSHF

U18 miqesore ne Bullgari 0-0 dhe 4-3

Ekipi kombetar i Shqiperise per moshen U18 ka zhvilluar dy ndeshje miqesore ne Bullgari perballe perfaqesueses vendase.

Ne takimin e pare futbollistet e drejtuar nga trajneri Foto Strakosha kane barazuar 0-0 duke treguar nje loje te forte dhe taktike. Ndersa ne takimin e dyte ka pasur nje arsenal me te madh golash sepse bullgaret shenuan 4 here perballe 3 golave te realizuar nga kuqezinjte tane. Gjate gjithe kohes lojtaret e Shqiperise ishin ne avantazh por pa mundur ta ruajne ate deri ne fund. E vecanta e ketyre dy ndeshjeve miqesore ishte se Strakosha grumbulloi vetem lojtare qe luajne ne skuadrat e vendit tone, ndersa Bullgaria kishte ekipin i cili u kualifikua per Elite Raund te kesaj moshe.