Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana & Durrësi kalojnë në finalen e grupmoshës U-14 - FSHF

Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Tirana & Durrësi kalojnë në finalen e grupmoshës U-14

Janë luajtur këtë të martë në Qendrën e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe në Aneksin e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier, ndeshjet e grup-moshës U-14, në kuadër të turneut të përfaqësueseve rajonale që organizohet nga FSHF.

Në grupin A ndodhen ekipet e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Durrësit, Gjirokastrës dhe Elbasanit, ndërsa në grupin B ndodhen ekipet e përfaqësueseve rajonale të Tiranës, Korçës, Lezhës dhe Shkodrës.

Secili ekip zhvilloi nga tre ndeshje në fazën e grupeve dhe në fund u përcaktuan dy ekipet finaliste të çdo grupi për grupmoshën U-14. Në grupin A, skuadra e përfaqësueses rajonale të Durrësit grumbulloi 9 pikë duke siguruar finalen, pasi mundi ekipet e përfaqësueseve rajonale të Fierit, Gjirokastrës dhe Elbasanit.

Në grupin B, skuadra e përfaqësueses rajonale të Tiranës siguroi finalen falë golavarazhit më të mirë se ekipi i përfaqësueses rajonale të Shkodrës, pasi të dyja skuadrat e mbyllën me pikë të barabarta nga shtatë.

Në finalen e turneut të përfaqësueseve rajonale për grupmoshën U-14 do të përballen Tirana dhe Durrësi. Ndeshja finale do të luhet të enjten në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

 

U-14 Grupi A

Fier – Durrës 0-1

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Elbasan – Gjirokastër 3-2

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Fier – Elbasan 0-0

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Durrës – Gjirokastër 3-0

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Fier – Gjirokastër 5-1

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

Durrës – Elbasan  1-0

Aneksi i stadiumit “Loni Papuçiu”

 

U-14 Grupi B

Tirana – Korça 2-0

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Lezha – Shkodra 1-5

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Lezha – Korça   3-3

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Tirana – Shkodra  4-4

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Tirana – Lezha   12-0

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz

Korça – Shkodra  1-6

Kompleksi sportiv “Qendra e Ekipeve Kombëtare”, Kamëz