Një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit është përmirësimi i inrastrukturës në vend dhe zhvillimi i mëtejshëm i saj.
Sakaq, institucioni i futbollit së fundmi po bën disa investime njëherësh, ku një ndër to është edhe ndërhyrja në fushën e stadiumit të Maliqit.
Ekspertët e fushës kanë përcaktuar hapat që do të ndiqen, teksa në fillim do të hiqet shtresa e granilit aktual dhe më pas do të vijohet me sistemimin e shtresave deri në fazën finale.
Ky investim pritet të mbarojë së shpejti.