Një tjetër investim në infrastrukturë, FSHF-ja ndërhyn në fushën e Maliqit - FSHF

Një tjetër investim në infrastrukturë, FSHF-ja ndërhyn në fushën e Maliqit

Një nga prioritetet kryesore të Federatës së Futbollit është përmirësimi i inrastrukturës në vend dhe zhvillimi i mëtejshëm i saj.

Sakaq, institucioni i futbollit së fundmi po bën disa investime njëherësh, ku një ndër to është edhe ndërhyrja në fushën e stadiumit të Maliqit.

Ekspertët e fushës kanë përcaktuar hapat që do të ndiqen, teksa në fillim do të hiqet shtresa e granilit aktual dhe më pas do të vijohet me sistemimin e shtresave deri në fazën finale.

Ky investim pritet të mbarojë së shpejti.