UEFA Conference League/ Vllaznia fiton 2-1 ndeshjen e parë ndaj Malishevës - FSHF

UEFA Conference League/ Vllaznia fiton 2-1 ndeshjen e parë ndaj Malishevës

Vllaznia e ka nisur me fitore rrugëtimin në Conference League, duke mundur 2-1 Malishevën në ndeshjen e parë të turit të parë të këtij kompeticioni.

Në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme në “Loro Boriçi”, skuadra e Malishevës kaloi në avantazh që në minutën e 3-të me Xhylanin, por shkodranët reaguan mirë dhe rivendosën baraspeshën në minutën e 37-të, kur Qato finalizoi me sukses pas asistit të Rrok Tomës. Fraksioni i parë mbyllet 1-1.

Në fillimin e pjesës së dytë, Malisheva mbeti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Skovgaard, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, Emiljano Musta realizoi një supergol nga goditja e dënimit, duke përmbysur rezultatin në favor të Vllaznisë.

Shkodranët krijuan edhe disa raste të mira për të thelluar avantazhin, por sfida u mbyll me rezultatin 2-1.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 15 korrik, në orën 16:30, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të vendoset skuadra që do të avancojë në raundin e dytë të UEFA Conference League

.


Duke kontrolluar karten...