UEFA Conference League/ Dinamo City & Vllaznia luajnë të enjten ndeshjet e raundit të parë - FSHF

UEFA Conference League/ Dinamo City & Vllaznia luajnë të enjten ndeshjet e raundit të parë

Dinamo City dhe Vllaznia nisin mbrëmjen e së enjtes rrugëtimin e tyre në UEFA Conference League.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja do të presë ekipin e Astanës në stadiumin “Elbasan Arena”, me sfidën që do të nisë në orën 21:00, ndërsa Vllaznia do të përballet me Malishevën në “Loro Boriçi”, duke filluar nga ora 20:00.

Dy skuadrat shqiptare kanë mbyllur përgatitjet për këto takime dhe synojnë ta nisin me rezultat pozitiv fushatën europiane, për të hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin pasardhës.


Duke kontrolluar karten...