FSHF Sunday League / Java e 6-të nuk sjell surpriza, pretendentët ruajnë pozitat në renditje - FSHF

FSHF Sunday League / Java e 6-të nuk sjell surpriza, pretendentët ruajnë pozitat në renditje

Janë luajtur javën që lamë pas edhe ndeshjet e javës së 6-të në kampionatin e futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në zonën e Tiranës i organizuar nga FSHF me ndeshjet që kanë prodhuar gola dhe spektakël si zakonisht në këtë kompeticion mjaft të dashur e popullor për futbolldashësit.

Në Grupin A, edhe këtë javë vazhdojnë të ruajnë rekordin e fitoreve dy skuadra: Prestige MFC triumfoi 4-1 ndaj North Gate, duke ruajtur vendin e parë me 18 pikë dhe me golavarazh më të mirë se Panthers Shkodër, që ana tjetër mposhti me rezultatin 2-0 ndaj Ferraj FC dhe po po 18 pikë në këto gjashtë javë. Në vendin e trete renditet KKD me 15 pikë, që mundi Futra Dent 4-2, e ndjekur në vendin e katërt me 13 pikë nga Roamel që këtë javë u ndal në barazim 2-2 nga FC Dussel. Pikërisht kjo e fundit  vjen në vendin e pestë me 12 pikë, njësoj si MD që gjithashtu barazoi 2-2 me BTL. Pas tyre në renditje vijnë Pastaria e VILA-L MFC me 9 pikë, ndërsa Coca Cola Tepelena ka gjetur fitoren e parë sezonale, pasi mposhti 3-2 FB PASSION.

Në Grupin B, në vendin e parë me 15 pikë mbetet ATS, ndonëse ka një ndeshje më pak, me pikë të barabartë me DAJTIN që fitoi 2-1 me Barrikadën. Ndjekin në renditje katër skuadra me pikë të barabarta e më konkretisht NOVA, Kastriotët, Hidro Alfa dhe Al Ar me nga 13 pikë secila. NOVA fitoi 3-2 me Friends Team, ndërsa Kastriotët mundën minimalisht 1-0 rivalët e IMMI. Hidro Alfa mposhti pastër 3-0 Enco Al, kurse Al Ar gjeti suksesin 2-0 me FC Confucius.

IMMI dhe Security OKTAPUS kompletojnë tetë vendet e parë në renditje. Ndeshje për t’u përmendur edhe ajo mes RAFIFFESEN BANK dhe HOMELAND PATRIOTS, që përfundoi me triumfin 6-2 të miqve.

Më poshtë edhe rezultatet e javës së gjashtë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:

FSHF Sunday League Albania

Java e 6-të

Grupi A

KKD        4 – 2       Futura Dent

North Gate         2 – 4       Prestige MFC team

ANTIGONEAN    1 – 0       Pastaria

COCA COLA TEPELENA   3 – 2       FB PASSION

ALBAMER            3 – 0       JATA MARKET

JU AR PLAST       1 – 1       VILA-L MFC

Ferraj FC              0 – 2       Panthers Shkoder

BTL         2 – 2       MD

ROAMEL              2 – 2       FC Dussel

 

Grupi B

 

RAIFFEISEN BANK            2 – 6       HOMELAND PATRIOTS

Friends Team     2 – 3       NOVA

Barrikada             1 – 2       DAJTI

Enco Al 0 – 3       Hidro Alfa

PRIMO MFC        1 – 0       SECURITY OKTAPUS

Kastriotët            1 – 0       IMMI

ECO EMPIRE       1 – 3       ELSO

FC Confucius      0 – 2       Al Ar