Janë luajtur javën që lamë pas edhe ndeshjet e javës së 6-të në kampionatin e futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në zonën e Tiranës i organizuar nga FSHF me ndeshjet që kanë prodhuar gola dhe spektakël si zakonisht në këtë kompeticion mjaft të dashur e popullor për futbolldashësit.
Në Grupin A, edhe këtë javë vazhdojnë të ruajnë rekordin e fitoreve dy skuadra: Prestige MFC triumfoi 4-1 ndaj North Gate, duke ruajtur vendin e parë me 18 pikë dhe me golavarazh më të mirë se Panthers Shkodër, që ana tjetër mposhti me rezultatin 2-0 ndaj Ferraj FC dhe po po 18 pikë në këto gjashtë javë. Në vendin e trete renditet KKD me 15 pikë, që mundi Futra Dent 4-2, e ndjekur në vendin e katërt me 13 pikë nga Roamel që këtë javë u ndal në barazim 2-2 nga FC Dussel. Pikërisht kjo e fundit vjen në vendin e pestë me 12 pikë, njësoj si MD që gjithashtu barazoi 2-2 me BTL. Pas tyre në renditje vijnë Pastaria e VILA-L MFC me 9 pikë, ndërsa Coca Cola Tepelena ka gjetur fitoren e parë sezonale, pasi mposhti 3-2 FB PASSION.
Në Grupin B, në vendin e parë me 15 pikë mbetet ATS, ndonëse ka një ndeshje më pak, me pikë të barabartë me DAJTIN që fitoi 2-1 me Barrikadën. Ndjekin në renditje katër skuadra me pikë të barabarta e më konkretisht NOVA, Kastriotët, Hidro Alfa dhe Al Ar me nga 13 pikë secila. NOVA fitoi 3-2 me Friends Team, ndërsa Kastriotët mundën minimalisht 1-0 rivalët e IMMI. Hidro Alfa mposhti pastër 3-0 Enco Al, kurse Al Ar gjeti suksesin 2-0 me FC Confucius.
IMMI dhe Security OKTAPUS kompletojnë tetë vendet e parë në renditje. Ndeshje për t’u përmendur edhe ajo mes RAFIFFESEN BANK dhe HOMELAND PATRIOTS, që përfundoi me triumfin 6-2 të miqve.
Më poshtë edhe rezultatet e javës së gjashtë të kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League”:
FSHF Sunday League Albania
Java e 6-të
Grupi A
KKD 4 – 2 Futura Dent
North Gate 2 – 4 Prestige MFC team
ANTIGONEAN 1 – 0 Pastaria
COCA COLA TEPELENA 3 – 2 FB PASSION
ALBAMER 3 – 0 JATA MARKET
JU AR PLAST 1 – 1 VILA-L MFC
Ferraj FC 0 – 2 Panthers Shkoder
BTL 2 – 2 MD
ROAMEL 2 – 2 FC Dussel

Grupi B
RAIFFEISEN BANK 2 – 6 HOMELAND PATRIOTS
Friends Team 2 – 3 NOVA
Barrikada 1 – 2 DAJTI
Enco Al 0 – 3 Hidro Alfa
PRIMO MFC 1 – 0 SECURITY OKTAPUS
Kastriotët 1 – 0 IMMI
ECO EMPIRE 1 – 3 ELSO
FC Confucius 0 – 2 Al Ar


















