FSHF: Ndiqni ne Oslo Norvegji-Shqiperi me 22 mars - FSHF

FSHF: Ndiqni ne Oslo Norvegji-Shqiperi me 22 mars

 

Federata Shqiptare e Futbollit njofton te gjithe te interesuarit qe duan te ndjekin live ne stadiumin e Oslos ndeshjen Norvegji – Shqiperi, me date 22 mars, ora 19.00  te paraqesin ne  zyrat Federates SHqiptare te Futbollit kerkesen e tyre per kete ndeshje. Te gjitha kerkesat duhet te vijne ne FSHF brenda dates 18 shkurt, ora 13.00. Cmimi I biletes per kete event eshte 45 euro per sektorin e rezervuar per tifozerine shqiptare. Federata Shqiptare e Futbollit ndermjeteson vetem komunikimin dhe realizimin e ketij procesi duke mos shtuar asnje komision mbi cmimin e biletes. Cdo cmim tjeter i ndryshem i kerkuar per biletat e ketij eventi konsiderohet abuzim dhe shkelje per te cilin FSHF nuk mban pergjegjesi.