Dalin biletat per miqesoren Shqiperi-Armeni - FSHF

Dalin biletat per miqesoren Shqiperi-Armeni

Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Armeni, e cila do te zhvillohet me 14 Gusht 2013, ora 20.45, ne stadiumin kombetar Qemal Stafa, fillon diten e hene, 12 Gusht, ne pikat e shitjes ne Tirane ne stadiumin  Qemal stafa dhe tek rruga e Barrikadave.

Cmimet e biletave jane:

 Tribuna Qendrore A+B, kat.1      1.500 leke;

·         Tribuna Qendrore A+B, kat.2      1.000 leke;

·         Tribuna D2                          7.000 leke;

·         Tribunat D1 & D3              4.000 leke;

·         Tribunat C dhe E               200 leke;

 Si edhe ne evente te meparshme, biletat e prodhuara nga FSHF do te kene elemente sigurie te dukshem dhe padukshem me sy te lire. E vetmja menyre per t’u siguruar nese biletat jane te rregullta, eshte kontrolli me pajisje te vecanta ne hyrjet e stadiumit. Nisur nga kjo, keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne bileta vetem ne pikat zyrtare te shitjes te permendura me lart.

 

Federata Shqiptare e Futbollit