Federata Shqiptare e Futbollit, njofton te gjithe tifozet dhe te interesuarit se shitja e biletave per ndeshjen Shqiperi – Armeni, e cila do te zhvillohet me 14 Gusht 2013, ora 20.45, ne stadiumin kombetar Qemal Stafa, fillon diten e hene, 12 Gusht, ne pikat e shitjes ne Tirane ne stadiumin Qemal stafa dhe tek rruga e Barrikadave.
Cmimet e biletave jane:
Tribuna Qendrore A+B, kat.1 1.500 leke;
· Tribuna Qendrore A+B, kat.2 1.000 leke;
· Tribuna D2 7.000 leke;
· Tribunat D1 & D3 4.000 leke;
· Tribunat C dhe E 200 leke;
Si edhe ne evente te meparshme, biletat e prodhuara nga FSHF do te kene elemente sigurie te dukshem dhe padukshem me sy te lire. E vetmja menyre per t’u siguruar nese biletat jane te rregullta, eshte kontrolli me pajisje te vecanta ne hyrjet e stadiumit. Nisur nga kjo, keshillojme te gjithe te interesuarit te blejne bileta vetem ne pikat zyrtare te shitjes te permendura me lart.
Federata Shqiptare e Futbollit

















