Arben Dervishaj - FSHF

Arben Dervishaj

Ka lindur në qytetin e Tiranës më 02.06.1962. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes, Tiranë. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranes, Fakulteti i Inxhinerisë së Ndërtimit, Dega Ndërtim në vitin 1987.  Eshtë i martuar, me 2 fëmijë.
Në vitin 1987 – 2000, ka qenë pedagog dhe shef i sektorit të betonarme-së në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, në Tiranë.
Në vitet 2000 – 2001, ka qenë Drejtor i Politikave Urbane në Bashkinë e Tiranës.
Në vitet 2001 e në vazhdim drejton biznesin e tij privat në fushën e ndërtimit dhe të projektimit.
Nga vitet 1994-1996, ka qenë Këshilltar për Investimet, në Bankën e Kursimeve.
Nga vitet 1997-1999, ka qenë Këshilltar për Investimet, në Institutin e Sigurimeve Shoqërore. Vazhdon të jetë lector i jashtëm në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës.
Nga viti 2001 e në vazhdim, është Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës “Ndërtuesve të Shqipërisë”. Nga viti 2006, e në vazhdim është anëtari Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare tëFutbolit.

Curriculum Vitae

Emër Arben
Mbiemër Dervishaj
Vendlindje Shqipëri
Kombësi Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Ditëlindje 02/06/1962
Gjuha amtare Shqip
Gjuhë të huaja Anglisht, Italisht
Profesioni Inxhinier ndërtimi
Occupation performing Biznesmen
Pozicioni i punës Anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF

Emri:                                    Arben                                                                                                                               

Mbiemri:                             Dervishaj                                                                                                           

Datëlindja :                        02.06.1962

Kombësia:                          Shqiptar          

Statusi civil:                        Martuar

Gjuha Amtare:                  Shqip

Gjuhë të Huaja:                Anglisht, italisht

 

Edukimi: Në vitet 1982-1986 ka kryer studimet për Inxhinieri Ndërtimi

Në vitin 2015 ka kryer doktoraturën në Universitetin Politeknik të Tiranës

 

Eksperiencat në punë:

1987 – 1989                  Asistent Pedagog në lëndën “Mekanikë Teorike“

1989 – 1992                  Asistent Pedagog në lëndën “Konstruksione prej Betoni/Arme“

1992- 2000                    Lektor në lëndën “Konstruksione b/a dhe guri“

2000-2001                    Drejtor i Politikave Urbane pranë Bashkisë Tiranë

2007- Vazhdim              Lektor në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në lëndët: “Konstruksione b/a”, “Konstruksione Speciale b/a”, “Riparimi dhe Riforcimi i strukturave”

 

      Aktivitete të tjera

2006 – në vazhdim       Anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit

2002 – në vazhdim       Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë

2008- në vazhdim        Administrator i Shoqërisë “AVE Consulting”. Autor dhe bashkëautor i mbi 300 projekteve në fushën e infrastrukturës, nderimeve social-kulturore, porte, areoporte etj.