Abdyl Kuriu - FSHF

Abdyl Kuriu

Datëlindja: 01.09.1964
Anëtar i Komitetit Ekzekutiv: 2010 –
Abdyl Kuriu është lindur dhe rritur në qytetin e Kavajës. Ai ka përfunduar studimet e larta në Universitetin e Sporteve të Tiranës.
Kuriu ka qenë futbollist i ILKF (Instituti i Lartë i Kulturës Fizike), “Shkëndia” përgjatë viteve 1979-1986 dhe më pas ka luajtur për klubin e Besës deri në vitin 1998. Abdyl Kuriu ka qenë edhe lojtar i ekipeve kombëtare U-17, U-19 dhe U-21.
Gjatë viteve 1998-2002, ai ka mbajtur pozicionin e Sekretarit në klubin e KF Besa dhe më pas rolin e trajnerit, në vitet 2002-2008.
Përveç pasionit për sportin në terren, ai ka ushtruar rolin e mësuesit të edukimit fizik në disa shkolla që nga viti 1986 dhe që prej vitit 2007, Kuriu është pjesë e stafit akademik të Universitetit të Sporteve të Tiranës, në Departamentin e Lojërave Sportive ku është lektor në lëndën e Futbollit. Në vitin 2010 ai pajiset me diplomën Master në fushën e “Didaktikë e Edukimit Fizik” dhe në vitin 2013 merr titullin Docent. Që prej vitit 2015, Abdyl Kuriu është Doktor i Shkencave Sportive dhe këtë vit është graduar Prof.Asc.Dr.
Kuriu është njohës i shkëlqyer i gjuhës angleze dhe italiane.
Prej vitit 2010 ai është anëtar i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Curriculum Vitae

Emër Abdyl
Mbiemër Kuriu
Vendlindje Kavajë
Vendbanimi Tiranë
Kombësi Shqiptare
Shtetësia Shqiptare
Gjuha amtare Shqip
Gjuhë të huaja Anglisht, Italisht

Ka lindur më 01.09.1964. Në vitin 1986 ka përfunduar studimet në ILKF “Vojo Kushi”, ku është diplomuar si mësues i “Edukimit Fizik” në specialitetin e futbollit. Në vitet 1986-1996 ka qenë futbollist i skuadrës KF Besa. Në vitin 2013 ka marrë titullin Docent pranë Universitetit të Sporteve të Tiranës. Në vitin 2015 ka marrë titullin Doktor i Shkencave ndërsa në vitin 2021 ka marrë titullin Profesor Asc.Dr.

Z.Kuriu ka punuar si pedagog në disa Universitete të rëndësishme në Shqipëri që prej vitit 2016. Prej vitit 2010 është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FSHF.