Si funksionojnë biletat mobile (online/në celular)?

Pasi të jeni njoftuar se biletat tuaja mobile janë dërguar, do t’ju duhet të instaloni aplikacionin “UEFA Mobile Tickets”, i cili është i disponueshëm këtu:

– iOS (versioni 12.2 ose më i ri)
– Android (versioni 5.0 ose më i ri)

Do t’ju kërkohet të identifikoheni në aplikacion me adresën e emailit të përdorur për blerjen ose adresën e emailit në të cilën janë transferuar biletat dhe më pas do të merrni një kod regjistrimi për të hyrë në aplikacion.
Pas përfundimit të procesit të regjistrimit, biletat tuaja do të shfaqen në aplikacion.

Në ditën e ndeshjes do t’ju duhet:

-të karikoni telefonin tuaj
-të keni Bluetooth-in tuaj të ndezur
-të siguroheni që data dhe ora të jenë caktuar në orën lokale (d.m.th.: zona kohore ku zhvillohet ndeshja)
-të tregoni telefonin tuaj, me aplikacionin e hapur, në hyrje të stadiumit
-të shikoni videon 1 minutëshe më poshtë për të parë se si të përdorni biletat celulare.


Pyetjet më të shpeshta:

Pse biletat e mia mobile nuk shfaqen në aplikacion?

Ju lutemi sigurohuni që po i futni saktë të gjitha detajet në aplikacion:

Adresa e emailit e lidhur me biletat*

Kodi i regjistrimit me gjashtë shifra I dërguar me email.

Ju lutemi sigurohuni gjithashtu që të pranoni termat dhe kushtet, pasi të keni plotësuar të dhënat tuaja personale.

Nëse biletat nuk janë ende të disponueshme për shkarkim, do të shihni një mesazh që nuk ka bileta të lidhura me adresën tuaj të emailit. Kjo është normale, pasi shpërndarja e biletave bëhet gradualisht.

Ju lutemi kini parasysh se biletat do të jenë gati për shkarkim vetëm pasi të keni marrë njoftimin me email, jo më herët.

*Nëse jeni identifikuar me Apple kur keni blerë biletat dhe keni zgjedhur të fshihni adresën tuaj të emailit, ështëkrijuar një adresë e re emaili Apple ID, e përbërë nga shkronja dhe numra të rastësishëm të ndjekur nga domeini @privaterelay.appleid.com.
Ju lutemi përdorni këtë email të Apple ID të krijuar automatikisht për t’u regjistruar në aplikacion dhe për të shkarkuar biletat tuaja.
Kodi i regjistrimit do të dërgohet në adresën e email
it të lidhur me llogarinë tuaj Apple.

Për të gjetur adresën e emailit të Apple ID të gjeneruar automatikisht, regjistrohuni në UEFA.com dhe kontrolloni adresën e emailit të Biletave:

Kodi QR nuk shfaqet në biletën time mobile. A është normale?

Po, kjo është normale. Kodi QR do të bëhet i dukshëm vetëm në ditën e ndeshjes.

Ju lutemi, kini parasysh se nuk mund të përdorni një screenshot të biletës për të hyrë në stadium.

A duhet të transferoj biletat mobile te njerëzit me të cilët do të shkoj në ndeshje? Apo mund t’i mbaj të gjitha biletat në telefonin tim?

Nëse jeni duke e ndjekur ndeshjen me dikë që nuk ka një smartphone, ose thjesht nuk dëshironi t’i transferoni biletat te të tjerët, nuk keni pse.

Megjithatë, nëse vendosni t’i mbani të gjitha biletat në telefonin tuaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se do të duhet të hyni të gjithë së bashku në stadium. Në këtë rast, do t’ju duhet të përdorni butonin KEEP në aplikacion dhe sigurohuni që të futni të dhënat personale të kërkuara të miqve tuaj në fushat e kërkuara.

E rëndësishme:
nëse keni bileta në telefonin tuaj të cilat janë në
vende të ndryshme brenda stadiumit, ju dhe miku juaj do të duhet të hyni në stadium përmes portave të ndryshme.
Nëse i mbani biletat në telefonin tuaj, nuk do të mund të përdorni të gjitha biletat tuaja.
Në këtë situatë, ju duhet t’i transferoni m
ikut tuaj biletën në një vend tjetër duke klikuar në butonin TRANSFER në aplikacion.
Pasi t’u keni dërguar biletën e tyre, ajo do të fshihet nga telefoni juaj.