Hamburg - FSHF

Welcome to Hamburg

WELCOME

Përjetoni magjinë e UEFA EURO 2024 pikërisht në qytetin e bukur të Hamburgut! Qyteti premton emocione, pasion dhe momente të paharrueshme për futbolldashësit nga e gjithë bota dhe fton të gjithë të jenë pjesë e këtij spektakli emocionues. Përfshihuni me festivalin e sportit dhe shijoni një program të gjerë koncertesh, artesh, kulture dhe një Spectacular të lë pa frymë.

FAN ZONE

Fan Zone në qytetin e Hamburgut ofron 3 hapësira të ndryshme për të shijuar ndeshjet e EURO 2024:

Fan Zone me kapacitet 10.000 persona
Public Viewing me kapacitet 40.000 persona
Fan Arena me kapacitet 1.200 persona
Zona VIP me kapacitet 450 persona

🎉 Fan Zone Heiligengeistfeld

Fan Zone Heiligengeistfeld është vendi i përsosur për të takuar miqtë, familjen dhe kolegët gjatë gjithë turneut. E vendosur në zemër të lagjes St. Pauli, pret që dhjetëra mijëra fansa të bashkohen në festime.

📅 Ditët e hapura
Hapur çdo ditë ndeshjesh të EURO 2024, duke filluar nga 14 qershori.

🎟️ Hyrja
Hyrja në Fan Zonë është falas!

Disa aktivitete të veçanta që do të zhvillohen në Fan Zonë, si psh: koncerte, do të kërkojnë pajisjen me biletë. Kontrolloni përsëri afër dative të nisjes së turneut.

🥳 Aktivitetet kyçe
⚽ Perjetoni disa aksione futbolli
📺 Shikoni të gjitha ndeshjet e EURO 2024 në ekrane të ndryshme
⛱️ Shijoni argetimin live në beach club 
🤤 Ushqim i shijshëm dhe pije për t’u shijuar nga të gjithë
Dhe shumë më tepër!

📺 Public Viewing në Fan Zone Heiligengeistfeld

Zona e transmetimit live të ndeshjeve ndodhet Brenda Fan Zonës. Shikoni ndeshjet e përzgjedhura të EURO 2024 së bashku me tifozët e tjerë, në një ekran 100m2 , një eksperiencë që konkurron çdo stadium.
Hapet 2-3 orë përpara fillimit të ndeshjes
22 ndeshje në total do të transmetohen në ekran në Heiligengeistfeld:
-Ndeshjet që do të luhen në Volksparkstadion, Hamburg
-Ndeshjet e kombëtares gjermane
-Të gjitha ndeshjet me eleminim direkt

FAN EMBASSY DHE INFORMACION TURISTIK

Mikpritja e Tifozëve

-Mikpritja e Tifozëve do të integrohet Brenda konceptit të Fan Zonës
-Zhvillim të paketave specifike për tifozët gjermanë dhe ndërkombëtarë, në bashkëpunim me qendrat rinore, autoritetet lokale, shkollat, etj.
-Pika kontakti për tifozët përpara, gjatë dhe pas ndeshjeve mbi çështjet e logjistikës, informimit/këshillimit, kulturës dhe futbollit.

STADIUMI

Volksparkstadion

Stadiumi I klubit Hamburger SV

Kapaciteti: 49.000 spektatorë

⚽ Volksparkstadion Hamburg u hap për herë të parë në 1953, por mori një përmirësim të konsiderueshëm në vitin 2000 kur u shndërrua në një stadium të përshtatshëm për futbollin elitar.
🏆 Stadiumi ka pritur ndeshje në tre turne finale të mëdha në historinë e tij: Kupat e Botës FIFA 1974 dhe 2006 si dhe Kampionatin Evropian UEFA 1988. Në mishërimin e tij aktual, ajo organizoi gjithashtu finalen e UEFA Europa League 2010.

📃 EURO 2024: Ndeshjet në Volksparkstadion, Hamburg
Volksparkstadion në Hamburg do të presë 5 ndeshje përgjatë EURO⬇️
⚽ 16 Qershor 2024 në 15:00: Poloni v Hollandë
⚽ 19 Qershor 2024 në 15:00: Kroaci v Shqipëri
⚽ 22 Qershor 2024 në 15:00: Gjeorgji v Çeki
⚽ 26 Qershor 2024 në 21:00: Çeki v Turqi
⚽ 5 Korrik 2024 në 21:00: Çerek-finale

Orari i ndeshjeve është sipas orës lokale (CEST).
Dyert e stadiumit hapen tre orë para fillimit të ndeshjes.

LIST OF PROHIBITED ITEMS

Photo cameras, video cameras without permission

Unmanned aerial systems

Flags and banners bigger than 2m*1,5m

Backpacks, suitcases, large bags over DIN A4

Weapons, dangerous objects

Pyrotechnic objects

Gas spray cans, deodorants and similar

Fire load increasing materials

Bulky objects

Items that can prevent identification

Glass & plastic bottles, cans and similar

Animals (except assistance animals)

Alcohol & drugs of any kind

Food of any kind

Mechanically and electrically operated noise instruments

Stick umbrella, Helmets

Racist, xenophobic, discriminatory and political propaganda material

Laserpointer

Promotional and commercial items

RREGULLAT E STADIUMIT

Edhe nëse jeni një vizitor i rregullt në Volksparkstadion Hamburg, kini parasysh se stadiumi mund të funksionojë ndryshe për EURO 2024 dhe rregullat mund të jenë të ndryshme nga ato që jeni mësuar.

🎒 Çantat më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.
🔋 Mund të sillni një bankë të vogël energjie, jo më të madhe se telefoni juaj.
🪪 Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.
🙅 Mos harroni se kamerat profesionale dhe çadrat e bastunit nuk lejohen brenda stadiumit. Sidoqoftë, mund të sillni një ombrellë të vogël, plotësisht të palosshme.
🚭 Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende pa tym. Prandaj pirja e duhanit, cigaret elektronike dhe produktet e duhanit që nuk digjen nga nxehtësia nuk lejohen. Ju lutemi, jini të vëmendshëm ndaj tifozëve të tjerë.

Portat e stadiumit hapen tre orë para fillimit të ndeshjes.

PARKIMI NË STADIUM

Në stadium nuk do të ketë parkim publik për makinat.

FREE PASS HAMBURG

Shkarkoni tani aplikacionin zyrtar EURO 2024 për të aksesuar Shoqëruesin tuaj të Eventit (Event Companion) dhe udhëtimin falas ditën e ndeshjes (Free Pass).
Event Companion i eventit është gati për ju.
Si ta aksesoni:
Shkarkoni ose përditësoni aplikacionin UEFA EURO 2024
Kyçuni me të njëjtën adresë që keni përdorur për të blerë ose marrë biletën*– xyzxyzxyz@xmail.com
Aktivizoni njoftimet për përditësime të rëndësishme
Aktivizoni lejen e vendndodhjes – do të përdoret vetëm në ditën e ndeshjes tuaj, për arsye të menaxhimit të turmës dhe sigurisë
*Kini parasysh që aplikacioni UEFA EURO 2024 është ndryshe nga aplikacioni UEFA MOBILE Tickets.

Event Companion përmban
•⁠ ⁠Fan Pass
•⁠ ⁠Këshilla ditore të personalizuara me informacione të rëndësishme për eventin
•⁠ ⁠Sinjalizime të drejtpërdrejta për udhëtimet dhe stadiumet
•⁠ ⁠Harta interaktive
•⁠ ⁠Public Viewings dhe Fan Zones

Fan Pass është falas vetëm për tifozët që kanë biletë! Benefitet e saj:
Rrjeti i transportit publik të qytetit, HVV është i vetmi rrjet ku mund të udhëtoni falas për 36 orë (nga ora 6:00 e mëngjesit ditën e ndeshjes e deri në orën 18:00 të datës 20.06), nëse keni një biletë për ndeshjen e datës 19.06.2024 Shqipëri Kroaci.