Düsseldorf - FSHF

Welcome to Düsseldorf

WELCOME

Miresevini ne Düsseldorf!

Kryeqyteti i Landit, Düsseldorfi i mirepret të gjithë tifozët kuqezi! E gjithë qendra e vjetër e qytetit „Altstadt“ ka hapësira të dedikuara, si për të kaluar disa orë të paharrueshme në kryeqytetin e Landit të Rinit të Veriut dhe Vestfalisë, ashtu edhe për të përjetuar momente të paharrueshme të këtij kampionati.
Përdorni transportin publik për të mbërritur në Düsseldorf dhe në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Ne ju urojmë një qëndrim të bukur, si në zonat rreth Altstadt dhe bregut te Rinit „Rheinufer“, ashtu edhe në Schauspielhaus- „Shtepia e Aktrimit“.

Nuk keni bileta?
Ju mund të ndiqni ndeshjen live përmes ekraneve të mëdha të vendosura në këto vendndodhje: Sheshi i Kalasë „Burgplatz“, Bregu i Rinit „Rheiunfer“ dhe Schauspielhaus „Shtëpia e Aktrimit“.

FAN ZONE

Dusseldorf ofron tre Fan Zones me plot qendra argëtimi dhe aktivitete për tifozët:

– Fan Zone dhe Public Viewing në Burgplatz
– Public Viewing – Rheinufer
– Fan Zone në Schauspielhaus

🎉 Fan Zone Burgplatz

Zonë në qender të qytetit me program argëtues për të gjithë familjen; aktivitete futbolli dhe mini-turne, muzikë live, lojëra, shfaqje të të gjitha ndeshjeve të EURO 2024, etj.

🎟️ Hyrja
Hyrja falas, pa biletë!

📅 E hapur
nga 14 Qershor deri ne 14 Korrik, çdo ditë

Kapaciteti total
6,200 persona

Aktivitetet kryesore:
⚽ Aktivitete të ndryshme futbollistike, si mini turne dhe futboll në tavolinë
🎤 Muzikë & program argëtues me Dj dhe grupe live
😋 Shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh
📺 Shfaqje në ekran te madh të të gjitha ndeshjeve
🤩Hapësira për t’u ulur dhe për të qëndruar në këmbë

📺 Public Viewing Rheinufer

Shijoni ndeshjen Shqipëri-Spanjë drejtpërdrejt si dhe të gjitha ndeshjet që zhvillohen në Düsseldorf Arena, çdo ndeshje të Gjermanisë, ndeshjet e gjysëm finaleve dhe ndeshjen finale.

🎟️ Hyrja
Hyrja falas, pa biletë!

📅 Orari
24 qershor 2024, 19:00 – 23:30: Shqipëri v Spanjë
1 Korrik 2024, 16:00 – 23:30: Ndeshja e raundit të 16-ve
6 Korrik 2024, 16:00 – 23:30: Ndeshja çerekfinale
9 Korrik 2024, 19:00 – 23:30: Gjysmëfinalja
10 Korrik 2024, 19:00 – 23:30: Gjysmëfinalja
14 Korrik 2024, 19:00 – 23:30: Finalja

🎉 Fan Zone Schauspielhaus

Me pamje nga Schauspielhaus (teatri i qytetit), një nga ndërtesat më ikonike në qytet, kjo Fan Zone do të shërbejë si pika kulturore e EURO 2024 në Düsseldorf.

🎟️ Hyrja
Falas për transmetimin e ndeshjeve dhe me biletë për shfaqje specifike artistike.

📅 Orari
24 maj – 14 korrik 2024
Nga ora 14:00 – 00:00 në datat 24, 25, 29, 30 qershor dhe në datat 1, 2, 5, 6, 9, 10, 14 korrik .

🍟 🍹 Ushqim & pije
Ofrohet një shumëllojshmëri ushqimesh, nga salsiçet klasike (edhe vegjetariane) deri te pjatat dhe ëmbëlsirat evropiane. Shijoni një përzgjedhje të gjerë pijesh, përfshirë dhe pije të gazuara verore.

🎡 Spectacular

Kö-Bogen II i Düsseldorf-it përmban fasadën më të madhe të gjelbër në Evropë. Tetë kilometrat e tij me gardhe me shkoza dhe mbi 30.000 bimë janë pjesë e përgjigjes novatore të Düsseldorfit ndaj ndryshimeve klimatike. Kö-Bogen II do t’i jepet një ndryshim i frymëzuar nga EURO 2024 për turneun, duke u ofruar vizitorëve një mundësi të mrekullueshme për fotografi pikërisht në zemër të qytetit, në Dreiecksëiese (fasada më e madhe e gjelbër në Evropë) – vetëm një hap larg nga Fan Zone Schauspielhaus .

Në frymën e qëndrueshmërisë, instalacioni përdor monumentet aktuale të Düsseldorfit – Düsseldorfer Schauspielhaus, Kö-Bogen II dhe Dreiecksëiese – duke theksuar arkitekturën shumë të dekoruar të qytetit, si dhe sheshet e tij të gjalla dhe natyrën kompakte. Gjithashtu do të ketë një program kulturor cilësor në ditët e përzgjedhura gjatë turneut.

Fan Walk

Marrshimi Kuq e Zi fillon ne Rheinpark.

Le ta veshim Kuq e Zi te gjithe segmentin prej 3,8 km pergjate Rinit e deri ne Stadium „Mercure Arena“!

Ju rekomandojmë të mbërrini në Park rreth orës 14:00 – 16:45.

Marshimi Kuq e Zi fillon rreth orës 17:15 – 17:30.

Pas rreth 50 minutash ju do të mbërrini në – Hyrjen C „Eingang C“ !

Policia e Düsseldorf-it do t‘a shoqërojë marshimin për të siguruar një lëvizje të lirë e të pandërprerë.

Fan Embassy – Mikpritja e tifozëve

Në qytet do të ketë shume pika informimi për tifozët ku do të mund të marrin cdo informacion të nevojshëm mbi qytetin, hotelet, transportin publik, futbollin etj

Orari i hapjes:
12:00 – 22:00

STADIUMI

📍”Mercure” Arena eshte stadiumi i klubit Fortuna Düsseldorf

➡️ Kapaciteti: 47,000 spektatorë për EURO2024

5 ndeshje gjatë UEFA EURO 2024:
⚽ 17 Qershor 2024 në 21:00: Austri v Francë
⚽ 21 Qershor 2024 në 15:00: Sllovaki v Ukrainë
⚽ 24 Qershor 2024 në 21:00: Shqipëri v Spanjë
⚽ 01 Korrik 2024 në 18:00: Raundi i të 16-ve
⚽ 06 Korrik 2024 në 18:00: Çerek-finale

🕐 Orari i ndeshjeve është sipas orës lokale (CEST).

☞ Dyert e stadiumit hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes,

Parkimi 5 orë para ndeshjes.

LIST OF PROHIBITED ITEMS

Photo cameras, video cameras without permission

Unmanned aerial systems

Flags and banners bigger than 2m*1,5m

Backpacks, suitcases, large bags over DIN A4

Weapons, dangerous objects

Pyrotechnic objects

Gas spray cans, deodorants and similar

Fire load increasing materials

Bulky objects

Items that can prevent identification

Glass & plastic bottles, cans and similar

Animals (except assistance animals)

Alcohol & drugs of any kind

Food of any kind

Mechanically and electrically operated noise instruments

Stick umbrella, Helmets

Racist, xenophobic, discriminatory and political propaganda material

Laserpointer

Promotional and commercial items

RREGULLAT E STADIUMIT

Edhe nëse jeni një vizitor i rregullt në Düsseldorf Arena, JU LUTEMI kini parasysh se stadiumi mund të funksionojë ndryshe për EURO 2024 dhe rregullat mund të kene ndryshuar nga ato që jeni mësuar.

🎒 Çantat më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.
🔋 Mund të sillni një bankë të vogël energjie (power bank), jo më të madhe se telefoni juaj.
🪪 Sigurohuni që të keni një dokument identifikimi – ID – të vlefshëm me vete.
🙅 Mos harroni se kamerat profesionale dhe çadrat me bisht të gjatë nuk lejohen brenda stadiumit. Sidoqoftë, mund të sillni një ombrellë të vogël, plotësisht të palosshme.
🚭 Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende pa tym. Prandaj pirja e duhanit, cigaret elektronike dhe produktet e duhanit që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, bëni kujdes për tifozët pranë jush.

PARKIMI NË STADIUM

Parkimi publik në Düsseldorf Arena duhet prenotuar paraprakisht për 24 € për ndeshje. Nëse do të udhëtoni me makinë, ndani një makinë me miqtë dhe familjen për t’u siguruar që të arrini së bashku në kohë.

Vendet e parkimit janë të kufizuara, prandaj rezervoni në kohë nëse planifikoni të udhëtoni me makinë. Rezervimi paraprak i vendit tuaj është i detyrueshëm!

Në ditën e ndeshjes nuk mund të rezervohet asnjë vend parkimi! Makinat pa parkim të rezervuar do të kthehen.

Trafiku në qendër të qytetit do të jetë jashtëzakonisht i ngarkuar dhe mund t’ju duhet kohë për të shkuar në stadium.

Përdorni transportit publik në ditën e ndeshjes.

Pas ndeshjes, prisni pak dhe lejoni personat me aftërsi të kufizuar të hyjnë dhe marrin metronë për në stacionin qëndror të trenave.

Informacioni i minutit të fundit: Trenat do të qarkullojne deri në 01:30 të datës 25.06.2024

FREE PASS DÜSSELDORF

Shkarkoni aplikacionin zyrtar EURO 2024 për të aksesuar shoqëruesin tuaj të Eventit (Event Companion) dhe udhëtimin 36 orësh, falas, ditën e ndeshjes (Free Pass) në rrjetin e transportit publik VRS dhe VRR për Landin e NRW.

Shkarkoni ose përditësoni aplikacionin UEFA EURO 2024.
KUJDES: përdorni të njëjtën adresë që keni përdorur për të blerë ose transferuar biletën.

Aktivizoni njoftimet për përditësime të rëndësishme.

KUJDES: Në këtë kampionat ju duhen 2 aplikacione:
UEFA EURO 2024 – Free Pass vetëm këtu!!!
UEFA MOBILE Tickets.

Event Companion përmban:
Fan Pass; këshilla ditore të personalizuara me informacione të rëndësishme për eventin; sinjalizime të drejtpërdrejta për udhëtimet dhe stadiumet; harta interaktive; ⁠Public Viewings dhe Fan Zones.

Bileta e ndeshjes përkatëse është dhe bileta e udhëtimit me çdo transport publik në të gjithë rrjetin e Landit VRS dhe VRR për 36 orë si më poshtë:

Köln: VRS (Verkehrsverbund Rhein-Sieg) dhe VRR (Verkehrsverbund Rhein-Ruhr);

Düsseldorf: VRR (Verkehrsverbund Rhein-Ruhr) dhe VRS (Verkehrsverbund Rhein-Sieg);

Dortmund: VRR (Verkehrsverbund Rhein-Ruhr) dhe VRS (Verkehrsverbund Rhein-Sieg);

Gelsenkirchen: VRR (Verkehrsverbund Rhein-Ruhr) dhe VRS (Verkehrsverbund Rhein-Sieg).

TRANSPORTI GJATË EURO24 DÜSSELDORF

Fan Pass është falas vetëm për tifozët që kanë biletë! Benefitet e saj:

36 orë Travel Pass: Udhëtim falas në rrjetin rajonal të transportit publik nga ora 06:00 e ditës tuaj të ndeshjes deri në orën 18:00 të ditës pasardhëse.
Nuk keni nevojë të skanoni Fan Pass, thjesht hipni në bord dhe bëjeni gati për t’ia treguar stafit të inspektimit nëse kërkohet.

DB Ticket EURO 2024: me vlere 29 Euro / Drejtim / Person e vlefshme në të gjithë Gjermaninë, tregojani personelit të inspektimit në bord së bashku me biletën tuaj.

Interrail Pass EURO 2024: e vlefshme për 4-5-7 ditë në pothuajse të gjithë Europën, është e vlefshme në kombinim me Fan Pass në ndeshjen e datës 24.06.2024 në Düsseldorf.

DeutschlandCard: abone 1-mujore, e vlefshme në të gjithë Gjermaninë në cdo drejtim, për tren, autobuz, tramvaj, trena rajonale, metro, PA LIMIT! KUJDES: mbyllni abonenë nëse nuk rrini më gjatë në Gjermani se deri në fund të muajit qershor!

Me date 24.06 do te kete trena te shtuar ne linjat e tramvajit 701, 705, 706 deri ne oren 0:45 cdo 15 minuta!

Autobuza shuttle shtese cdo 10 minuta do te levizin ne aksin:

Aeroport – Stockumer Höfe (Stadium)
Stacioni i trenit ne Aeroport – Stockumer Höfe (Stadium)
Altstadt – Messe Süd/Congress Centre (Stadium)

Linja e Metrose U78 niset nga Altstadt (HeinrichHeine Allee) ne Rheinpark – AquaZoo – Europaplatz (Stadium / Hyrja A).