Dortmund - FSHF

Welcome to Dortmund

WELCOME

Mirësevini në Dortmund!

Qyteti i Dortmund i mirëpret të gjithë tifozët kuqe zi! E gjithë qendra e qytetit nga Stacioni Qendror i trenit e deri në stadium ka hapësira të dedikuara, si për të kaluar disa orë të paharrueshme në këtë qytet në Landin e Rinit të Veriut dhe Vestfalisë, ashtu edhe për të përjetuar momente të paharrueshme të këtij kampionati.

Përdorni transportin publik për të mbërritur në Dortmund dhe në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Ndiqni qilimin jeshil dhe ecni së bashku me familjet tuaja deri në Stadiumin e Vestfalisë, Sheshin e Paqes „Friedensplatz“ apo në Parkun e Vestfalisë.

Nuk keni bileta?
Edhe për ju, në qendër të qytetit, në sheshin e paqes „Friedensplatz“ apo afër stadiumit, në parkun e mrekullueshëm të Vestfalisë, ju mund të ndiqni ndeshjen live përmes ekraneve të mëdha të vendosura në këto dy vendndodhje.

FAN ZONE FRIEDENSPLATZ

Zonë ne qender te qytetit me program argëtues për të gjithë familjen; aktivitete futbolli dhe mini-turne, muzikë live, lojëra, shfaqje të të gjitha ndeshjeve të EURO 2024, etj.

🎟️ Hyrja
Hyrja falas, pa biletë!

📅 E hapur
nga 14 Qershor deri ne 14 Korrik, çdo ditë

Kapaciteti total
6,200 persona

🥳 Aktivitetet kryesore:

⚽ Aktivitete të ndryshme futbollistike, si mini turne dhe futboll në tavolinë
🎤 Muzikë & program argëtues me Dj dhe grupe live
😋 Shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh
📺 Shfaqje në TV të të gjitha ndeshjeve të EURO 2024 🤩Hapësira për t’u ulur dhe për të qëndruar në këmbë

PUBLIC VIEWING WESTFALENPARK

Shijoni ndeshjen Shqipëri-Itali drejtpërdrejt si dhe gjashtë ndeshjet e luajtura në Dortmund, çdo ndeshje të Gjermanisë dhe ndeshjen gjysëm finale.

🎟️ Hyrja
Hyrja falas pas orës 13:00, pa biletë!

Kapaciteti total
25,000 persona

📅 Parku është i rrethuar dhe shumë i përshtatshëm për familje me fëmijë të vegjël.
🎤Transmetim live në ekran 144m2 dhe skenë të integruar
🤩Të gjitha ndeshjet në fundjavë në fazën e grupeve
💥Të gjitha ndeshjet e kombëtares gjermane
⚽Të gjitha ndeshjeve që zhvillohen në Dortmund
🏆Gjysëm-finale

🥳 Aktivitete argëtuese që përfshijnë:
🎤2 koncerte falas me performanca nga artistë të njohur gjermanë ⚽Ceremonia e hapjes dhe mbylljes së turneut EURO 2024
🥳 Zona të dedikuara për aktivitete në grup, lojëra, 2 fusha futbolli 😋Shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh

FAN MEETING POINT WESTPARK

🔹Parku perëndimor „Westpark“, është në dispozicionin tuaj! Me një skenë të vogël, nën tingujt e muzikës, ushqimit e pijeve karakteristike të Dortmund-it, takohuni me miq e sportdashës e marshoni bashkë drejt Stadiumit „Westphalia“.

🔹Ju rekomandojmë të mbërrini në Park rreth orës 14:00 – 16:45. Marshimi Kuq e Zi fillon rreth orës 17:00 – 17:15.

🔹Pas rreth 40 minutash ju do të mbërrini në Stadium në zonën e dedikuar për ju! Policia e Dortmund-it do t‘a shoqërojë marshimin për të siguruar një lëvizje të lirë e të pandërprerë.

🔹Marshimi Kuq e Zi është një rrugëtim i bukur, sportdashës dhe një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar vendin tonë, kombëtaren dhe veten tonë.

🔹Le ta shndërrojmë këtë marshim në një moment të paharruar feste dhe shpirti sportiv!

PIKAT E INFORMACIONIT PËR TIFOZËT

➡️ Paketa turistike te pergatitura;

➡️ Vendtakimi me hapësira për t’u ulur;

➡️ Informacione bazë për programet turistike (turet me guidë, ekspozitat etj);

➡️ Informacion mbi EURO 2024 në NRW;

➡️ Informacione mbi kulturën e tifozëve në Gjermani / Dortmund / mbi
tema të lidhura me tifozerinë;

➡️ Informacione mbi transportin publik/akomodimin (hotele, B&B, etj;

➡️ Vende për të karikuar celularin;

➡️ Internet / Wifi;

➡️ Paketa të kombinuara me Deutsche Fuẞball Museum.

TRANSPORTI

➡️ Merrni trenin per ne Stacionin Qendror te Dortmund HBF!

➡️ Merrni metrone U43, U44 deri ne Unionstrasse dhe ecni 400m deri ne „Westpark“ per te shijuar Marrshimin me Tifozat KUQeZI!

➡️ Merrni metrone U45, ose RB59, RB 53, RB 52 deri ne Signal Iduna Park dhe ecni 600m deri ne Stadium

➡️ Merrni metrone U45 deri ne Westfalenhallen dhe ecni 660m deri ne „Westphalen Park“ per Public Viewing 2

AKTIVITETET E TIFOZËVE

🔸Pika të dedikuara për të realizuar Selfie;

🔸Logo – I Love Dortmund;

🔸Një qilimi të gjelbër nga stacioni i trenit e deri ne stadium;

🔸 „Kërkojmë thesarin“ aktivitet me temë futbollin;

🔸Tur me biçikleta;

🔸Ekspozitë shëtitëse arti dhe futbolli;

🔸Zona JESHILE/ Pop-Up Green;

🔸Kurs mbi zhvillimin e qëndrueshëm.

GREEN CARPET

🟢 Nga stacioni qendror i trenit në Dortmund e deri në stadium, qyteti do të shtrojë një qilim të gjelbër për të orientuar të gjithë sportdashësit se si të mberrijnë pa problem.

🟢 Qilimi i gjelbër do të kalojë përmes zonës pedonale dhe do të përfundojë para stadiumit.

STADIUMI

📍Stadiumi i klubit: Borussia Dortmund

Kapaciteti: 62,000 spektatorë për EURO2024

6 ndeshje gjatë UEFA EURO 2024:
⚽ 15 Qershor 2024 në 21:00: Itali v Shqipëri
⚽ 18 Qershor 2024 në 18:00: Turqi v Gjeorgji
⚽ 22 Qershor 2024 në 18:00: Turqi v Portugali
⚽ 25 Qershor 2024 në 18:00: Francë v Poloni
⚽ 29 Qershor 2024 në 21:00: Raundi i të 16-ve
⚽ 10 Korrik 2024 në 21:00 Gjysmë-finale

🕐 Orari i ndeshjeve është sipas orës lokale (CEST).

➡️Dyert e stadiumit hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes,

➡️ Hyrja ne Stadium per KUQeZI-njte eshte Hyrja D!

🚥Parkimi 5 orë para ndeshjes.

LIST OF PROHIBITED ITEMS

Photo cameras, video cameras without permission

Unmanned aerial systems

Flags and banners bigger than 2m*1,5m

Backpacks, suitcases, large bags over DIN A4

Weapons, dangerous objects

Pyrotechnic objects

Gas spray cans, deodorants and similar

Fire load increasing materials

Bulky objects

Items that can prevent identification

Glass & plastic bottles, cans and similar

Animals (except assistance animals)

Alcohol & drugs of any kind

Food of any kind

Mechanically and electrically operated noise instruments

Stick umbrella, Helmets

Racist, xenophobic, discriminatory and political propaganda material

Laserpointer

Promotional and commercial items

RREGULLAT E STADIUMIT

✅ Edhe nëse jeni një vizitor i rregullt i BVB Stadion Dortmund, JU LUTEMI mbani mend se stadiumi mund të funksionojë ndryshe për EURO 2024 dhe rregullat mund të jenë të ndryshme nga ato që jeni mësuar.

✅ Çanta më të mëdha se madhësia A4 nuk do të lejohen në stadium.

✅ Mund të sillni një karikues portabël me vete, jo më të madhe se telefoni juaj.

✅ Sigurohuni që të keni një lloj ID-je të vlefshme.

✅ Të gjitha stadiumet e EURO 2024 janë vende ku nuk konsumohet duhan. Cigaret e zakonshme si dhe ato elektronike apo produkte të tjera duhani, që krijojnë tym nuk lejohen. Ju lutemi, tregoni kujdes ndaj tifozëve të tjerë.

✅ Klikoni butonin më poshtë për të parë listën e plotë.

PARKIMI NË STADIUM

🔹Parkimi publik në BVB Stadium Dortmund duhet prenotuar paraprakisht për 24 € për ndeshje. Nëse do të udhëtoni me makinë, ndani një makinë me miqtë dhe familjen për t’u siguruar që të arrini së bashku në kohë.

🔹Vendet e parkimit janë të kufizuara, prandaj rezervoni në kohë nëse planifikoni të udhëtoni me makinë. Rezervimi paraprak i vendit tuaj është i detyrueshëm!

🔹Në ditën e ndeshjes nuk mund te rezervohet asnjë vend parkimi! Makinat pa parkim të rezervuar do të kthehen.

🔹Trafiku në qendër të qytetit do të jetë jashtëzakonisht i ngarkuar dhe mund t’ju duhet shumë kohë për të shkuar në stadium.

🔹Përdorni transportit publik në ditën e ndeshjes.

🔹Pas ndeshjes, prisni pak dhe lejoni personat me aftersi te kufizuar të hyjnë dhe marrin metrone për në stacionin qëndror të trenave.

🔹Informacioni i minutit të fundit: Trenat do te qarkullojne deri ne 01:30 te dates 16.06.2024

FREE PASS DORTMUND

🔹Shkarkoni aplikacionin zyrtar EURO 2024 për të aksesuar shoqëruesin tuaj të Eventit (Event Companion) dhe udhëtimin 36 oresh, falas, ditën e ndeshjes (Free Pass) ne rrjetin e transportit publik VRS dhe VRR per Landin e NRW.

🔹Shkarkoni ose përditësoni aplikacionin UEFA EURO 2024. KUJDES: përdorni të njëjtën adresë që keni përdorur për të blerë ose transferuar biletën.

🔹Aktivizoni njoftimet për përditësime të rëndësishme.

📌 KUJDES: Në këtë kampionat ju duhen 2 aplikacione:
UEFA EURO 2024 – Free Pass vetem këtu!!!
UEFA MOBILE Tickets.

🔹Event Companion përmban:
Fan Pass; këshilla ditore të personalizuara me informacione të rëndësishme për eventin; sinjalizime të drejtpërdrejta për udhëtimet dhe stadiumet; harta interaktive; ⁠Public Viewings dhe Fan Zones.

📌 Fan Pass është falas vetëm për tifozët që kanë biletë!

🔹Benefitet e saj:
– 36 orë Travel Pass: Udhëtim falas në rrjetin rajonal të transportit publik nga ora 06:00 e ditës tuaj të ndeshjes deri në orën 18:00 të ditës pasardhëse.
– Nuk keni nevojë të skanoni Fan Pass, thjesht hipni në bord dhe bëjeni gati për t’ia treguar stafit të inspektimit nëse kërkohet.
– DB Ticket EURO 2024: me vlere 29 Euro / Drejtim / Person e vlefshme në të gjithë Gjermaninë, tregojani personelit të inspektimit në bord së bashku me biletën tuaj.
– Interrail Pass EURO 2024: e vlefshme për 4-5-7 ditë në pothuajse te gjithe Europen, është e vlefshme në kombinim me Fan Pass në ndeshjen e datës 15.06.2024 në Dortmund.
– DeutschlandCard: abone 1-mujore, e vlefshme ne te gjithe gjermanine ne cdo drejtim, per tren, autobuz, tramvaj, trena rajonale, metro, PA LIMIT! KUJDES: mbyllni abonene nese nuk rrini me gjate ne Gjermani se deri ne fund te muajit qershor!