Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 28.09.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 28.09.2018

1. Zyrtari i KF “Shkumbini”,Artan Bano,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

2. Lojtari i KF “Tepelena”, Aleksander Beqiri, për sjellje jo sportive ndaj lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit kundërshtar,në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Zyrtari i KF “Butrinti”,Adriatik Faslli,për protesta ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qendrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

4. Lojtari i SHS “Albpetrol”,Behar Balla, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Teuta” U-17,Denis Peja , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të nenit 49/1.a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti