Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 16.11.2018

1. KF “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetë) Lek.

2. KF “Skënderbeu”, për sjellje të gabuar të spektatorëve së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë) Lek.

3. Zyrtari i KF “Veleçiku”, Besnik Duli, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Erzeni”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobe në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

5. KF “Turbina”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerje të perkohëshme të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa tifozë në stadiumin përkatës.

6. Zyrtari i KF “Turbina”, Sinan Bardhi, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, denohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Kevitan”, për mosparaqitje në ndeshje me KF “Kukësi B,”në bazë t Nenit 55/1 KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavoline me rezultatin 3-0. Në aplikim të Nenit 40/1 të KDS dhe Nenit 89/2/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, KF “Kevitan” është përsëritës i shkeljes e mësipërme, për këtë arsye dënohet me përjashtimin nga aktiviteti dhe zbritjen e një kategorie më të ulët. Të gjitha pikët që ekipet e tjera kanë marrë në takime direkte me KF “Kevitan”, në bazë të Nenit 89/3/a të Rregullores së Veprimtaris Futbollistike, shpallen të pavlefshme.

8. Lojtari i KF “Klosi”, Mirjan Pepa, për dhunë ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.

9. Lojtari i KF “Klosi”, Ardit Kadiu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. SHS «Përmeti», për sjellje të gabuar të spektatoreve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek. Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

11. Lojtari i KF “Shkumbini”, Emiljan Lluca, për për protesta ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendime të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Zyrtari i KF “Shkumbini, Genci Spaho, për protesta ndaj vendime të zyrrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes nw tavolin me rezultin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

15. KF “Kastrioti” U-19, për hedhje sendesh brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar ndërprerjen e përkohëshme të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/3.b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

16. Lojtari i KF “Kastrioti” U-19, Sirjano Vogli, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

17. Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-19, Brokli Çela, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 6(gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

18. Lojtari i KF “Oriku” U-19, Rahmi Maze, për provokim të publiku, në bazë të Nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

19. Zyrtari i KF “Kukësi” U-17, Ervis Koçi, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes të protestave do jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.

20. Zyrtari i KF « Shkendija Dr » U-17, Ilir Kastrati, në bazë të Nenit 13 paralajmërohet se në rast të përsëritjes të protestave do jetë subjekt i Komisionit të Disiplinës.

21. Lojtari i “Skënderbeu” U-17, Nikola Baki, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

22. Lojtari i KF “Shkëndija B.T” U-17, Albert Duka, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë te Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

23. Presidenti i KF “Shënkolli” (Alias Barcelona) Artan Djala, për shkelje të kodit të etikës duke përdorur shprehje fyese dhe deniguese ndaj organeve disipinore të FSHF , në bazë të Nenit 10/a/d/m, 41, 44/3/d, 44/3/e) të Statutit të FSHF si dhe Nenit 10/1/e, 22, 72, 75, 76/c dhe 134/2 të KDS, dënohet me ndalimin e hyrjes në stadium dhe mos pjesëmarrje në çdo lloj aktivitet futbollistik për 1 (një) vit kalendarik.

24. Rrëzimin e kërkesës së KF “Lushnja” si të pabazuar në rregulloret e FSHF.