Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.11.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 05.11.2018

1. FK “Kukësi”, për sjellje të gabuar të tifozeris së tij duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobe në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lek.

2. Grupimi i Tifozëve të KF Tirana, “Tirona Fanatics” për sjellje të gabuar duke paraqitur parulla ofenduese, në bazë të nenit 21 dhe 66/3 të KDS perjashtohet nga pjesemarrja per 2 (dy) ndeshje te njëpasnjëshme ne sektoret perkates te stadiumeve; Urdhërohet KF Tirana, të ekzekutojë vendimin duke mbyllur sektorët përkatës.

3. Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu, për sjelle të gabuar ndaj zyrtareve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, qëndrimi në stolin e rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

4. Zyrtari i KF “Turbina”, Engjëll Belshi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS,dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.