Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.12.2016 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Disiplines se FSHF date 13.12.2016

I mbajtur sot me date 13 Dhjetor 2016, ne mbledhjen e Komisionit te Disiplines se FSHF-se per shqyrtimin e e problemeve disiplinore te konstatuara ne ndeshjet e kategorive te ndryshme te Kampionatit Kombetar te Futbollit dhe per shqyrtimin e kerkesave te paraqitura.
Komisioni pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi ceshtjet ne teresi duke u bazuar edhe ne nenet 76 dhe 77 te KDS.

VENDOSI:

1. KF “Permeti”, per shkak te dhunes te ushtruar ndaj gjyqtarit kryesore te ndeshjes nga lojtaret dhe zyrtaret e KF “Permeti” me pasoje nderprerjen perfundimtare te ndeshjes, denohet me humbjen e ndeshjes ne tavoline me rezultatin 3 me 0 me KF “Skrapari” bazuar ne nenin 12/1/g), 65/4 dhe 134 te KDS.

Kunder vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) diteve perpara Komisionit te Apelit.

Komisioni i Disiplines

Anetar                           Kryetar                              Anetar
Arben Shkembi           Sokol Como                     Kujtim Pagria