Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.01.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 27.01.2023

1. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000(njëqind mijë )lekë.

3. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Burreli, Endrit Kastrati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

4. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vllaznia Futsal, Fation Kiri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Roamel FT, Ilirjan Çaushaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
6. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FK Tepelena, Igli Kalemi,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të K.F Iliria, Gojardo Xeka,pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftetari, Sena Martinez Rafael Ricardo, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.