Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 09.06.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 09.06.2023

Në përfundim të hetimit disiplinor për ngjarjet e ndodhura në ndeshjen midis FK Apolonia Femra kundër KF Vllaznia Femra të datës 13.05.2023 dhe konstatimit dhe vlerësimit të dëmeve të shkaktuara. Në bazë të neneve 10/1/i, 64, 76 e vijues të Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF,

VENDOSI:

1. KF Vllaznia Femra urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në ambientet e brendshme të stadiumit “Loni Papuçiu” në masën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lek.

2. Shuma e mësipërme, në bazë të nenit 62/1/a, duhet të paguhet në llogarinë e Futboll Klub Apolonia Femra brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit të të dhënave bankare nga Futboll Klub Apolonia Femra.

3. Në rast dështimi në përmbushjen e detyrimeve të mësipërme në afatin e caktuar, në bazë të nenit 10/1/L, kjo shumë do të mbahet nga të ardhurat e aktiviteteve të Vllaznisë në favor të FK Apolonia Femra.