Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 07.09.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 07.09.2023

1. FK Kukësi, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

3. Lojtari i KF Tirana, Filip Najdovski , për sjellje ofenduese ndaj kundërshtarit duke përdorur gjeste dhe shenja fyese, në bazë të nenit 13/2/a dhe 13/2/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaria.

4. FK Tomorri, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

5. AF Elbasani, në bazë të nenit 6/1/a të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

6. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta, Aldi Gjumshi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

7. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Gramshi, Andrit Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

8. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Skënderbeu, Gentjan Lico, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.