Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 19.06.2024 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 19.06.2024

Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës, pasi mori në shqyrtim kërkesat e Klubit të Futbollit Labëria SH.P.K,

 

Vëren se:

 

Me vendimin nr.24, datë 28.12.2024 ka vendosur të marrë ndaj Labëria FC masat disiplinore si më poshtë vijon:

 

Laberia FC, për publikimin e deklaratave fyese dhe diskriminuese që cënojnë reputacionin e futbollit dhe zyrtarëve të saj, në bazë të neneve  6/1/c, 6/4, 8, 13, 15/1, 47 dhe 77 të KDE, dënohet me gjobë në masën 10.000.000 (dhjetë milion) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

 

Më datë 12.06.2024 Nr.12 prot. Labëria FC, ka paraqitur ankim me objekt:

 

Kundërshtimin i Vendimit Nr.24 Datë 28.12.2024 të KDE lidhur me sanksionet e vendosura ndaj Labëria FC.

 

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

 

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

 

VENDOSI:

 

  1. Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 24, pika 14, datë 28.12.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.
  2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

KOMISIONI I APELIT I DISIPLINËS DHE ETIKËS