Pasi mori në shqyrtim ankimin e Labëria Fc,
VËREN SE:
Me vendimin nr. 22, datë 23.02.2022, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka vendosur:
“1. Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
2. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.”.
PËR KËTO ARSYE
Bazuar në nenin 107 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive
VENDOSI:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 22, datë 23.02.2022 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.