Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive,
VENDOSI:
- Pranimin e pjesshëm të ankimit të Akademia e Futbollit U-17.
- Ndryshimin pjesërisht të Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr. 16, datë 14.12.2022, pika 21 duke shfuqizuar dënimin për përjashtimin e Akademia e Futbollit U-17 për sezonin 2022-2023.
- Dënimin e Akademia e Futbollit U-17 të zhvillojë pa spektatorë ndeshjet e mbetura për sezonin futbollistik 2022-2023
- Lënia në fuqi e vendimit për humbjen e ndeshjes në tavolinë kundër KF Skënderbeu U-17 me rezultatin 3-0.
- Pranimin e pjesshëm të ankimit të Klubit të Futbollit Laçi U-13.
- Ndryshimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.16, datë 14.12.2022, pika 19 duke shfuqizuar dënimin për përjashtimin e KF Laçi U-13 për sezonin 2022-2023.
- Lënia në fuqi e vendimit për humbjen e ndeshjes në tavolinë kundër KF Tirana U-13 me rezultatin 3-0.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.