VORA SHPALLET KAMPIONE E KATEGORISË SË DYTË

Është ekipi i Vorës fituesi i kampionatit për Kategorinë e Dytë, sezoni 2017-2018, pasi ka fituar në finalen e kësaj kategorie, Elbasani 2-5 Vora.

Kjo finale u luajt në qytetin e Tiranës, në stadiumin “Selman Stermasi” ora 17:00. Të dyja këto skuadra sezonin e ardhshëm do të jenë pjesë e Kategorisë së Parë. Vora si fituese e Kategorisë së Dytë për grupin A dhe Elbasani si fitues i Kategorisë së Dytë për grupin B.

Medaljet dhe trofeun fituesve ia ka dorëzuar zv.Presidenti i  Federatës Shqiptare të Futbollit z. Edvin Libohova.

Edicioni 2018-2019 i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019.