VLLAZNIA FITON TROFEUN E KUPËS SË SHQIPËRISË PËR U-19 - FSHF

VLLAZNIA FITON TROFEUN E KUPËS SË SHQIPËRISË PËR U-19

Kupën e Shqipërise për moshën U-19 e ka fituar skuadra e Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin 4-0 përballë Shkëndijës së Tiranës . Finalja u zhvillua sot në orën 14:00 në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan, kjo finale u ndoq nga qindra tifozë në mbështetje të futbollistëve të rinj.

Vllaznia U-19 e ka dominuar ndeshjen duke fituar 3-0 në pjesën e parë, serinë e golave e hapi Gruda në minuten e 25 ku ekzekutoi saktësisht një penallti, në minutën e 30 Qardaku dyfishoi rezultatin dhe në fundin e pjesës së parë Fikja shënon golin e tretë për Vllazninë. Dhe në pjesën e dytë të rinjtë e Shkodrës, kane ruajtur avantazhin duke shënuar edhe golin e katërt në minutën e 75-të me anë të Lisajt, duke finalizuar fitimin e Kupës së Shqipërisë.

Medaljet dhe Kupa për fituesit janë dorëzuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Ilir Shulku.

Kujtojmë që ditën e djeshme u shpall fituesi i Kupës së Shqipërisë për moshën U-17 ku triumfoi ekipi i Besës përballë Internacionalit.