KUPA "REPLAY" PËRCAKTOHEN NDESHJET GJYSËMFINALE - FSHF

KUPA “REPLAY” PËRCAKTOHEN NDESHJET GJYSËMFINALE

Është hedhur sot në ambjentet e Federatës Shqiptare të Futbollit shorti i gjysëmfinaleve  për Kupën “Replay” e cila organizohet në qytetin e Tiranës ndërmjet shkollave të mesme të kryeqytetit.

Në këtë turne të organizuar nga kompania “Replay” dhe FSHF morën pjesë plot 24 shkolla të mesme me ekipet e tyre përfaqësuese. Sipas renditjes dhe rezultateve të arritura sot u përcaktuan edhe ciftet e gjysëm finalistëve:

“Sami Frashëri” – “Besnik Sykja” dt. 25 maj ora 11:00 tek Akuadromi

“Ismail Qemali” – “ Aleks  Buda” dt. 28 maj ora 11:00 tek Akuadromi