KALENDARI I AKTIVITETEVE PËR KËTË JAVË (19-25 SHKURT) - FSHF

KALENDARI I AKTIVITETEVE PËR KËTË JAVË (19-25 SHKURT)

Zyra e shtypit në FSHF ju njeh më poshtë me të gjithë kalendarin e plotë të aktiviteteve dhe eventeve për javën në vijim, si për ndeshjet zyrtare e miqësore të planifikuara, por edhe me të gjithë gamën tjetër të veprimtarive të Federatës së Futbollit, pjesë e planit të punës së Departamenteve përkatëse.

 

E HËNË,  19 SHKURT

– Ndeshja e parë zyrtare e ekipit kombëtar U-19 në turneun në Fiuggi të Italisë, në turneun “Roma Caput Mundi” – SHQIPËRI-MALTË (Ora 15.00)

– Nis në Qendrën e Ekipit kombëtare në Kamzë, në Shkollën e Trajnerëve, kursi i Radhës UEFA B, nga Sektori i Edukimit pranë FSHF.

– Nisin në Tiranë (Në Kamëz), Durrës, Fier, Elbasan dhe Korçë grumbullimet javore të ekipeve përfaqësuese rajonale për moshat, për stërvitjet e radhës. (ora 13.00 deri 17.00)

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollën “Fan Noli” dhe “Kosova”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Luhen dy takimet e vlefshme për Kategorinë Superiore: Në Shkodër Vllaznia-Teuta dhe në kryeqytet, Partizani-Kukësi.

 

E MARTË,  20 SHKURT

– Në Shkodër realizohet grumbullimi javor për ekipin kombëtar rajonal të moshave të ndryshme. Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht në shkollat: “Skënder Çaçi” dhe “Ardian Klosi”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Ndeshja e dytë zyrtare e ekipit kombëtar U-19 në turneun në Fiuggi të Italisë, në turneun “Roma Caput Mundi” – SHQIPËRI-GREQI (Ora 15.00)

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

 

E MËRKURË,  21 SHKURT

– Mbledhja e parë e Komitetit të ri Ekzekutiv të FSHF-së, e para që pas Asamblesë së Përgjithëshme Zgjedhore të 7 shkurtit.

– Ndeshja finale e Kupës së Moshave për U-17, në fushën sportive të kompleksit “Pezë Helmës” :

INTERNACIONAL – BESA.

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: Te “Shkolla e Kuqe” dhe te shkolla “Kongresi i Lushnjes”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Sektori i liçensimit, takim me të gjithë  drejtuesit e ekipeve të femrave për sistemin e licensimit.

– Mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

 

E ENJTE, 22 SHKURT

– Ndeshja finale e Kupës së Moshave për U19:

SHKËNDIJA T – VLLAZNIA

– Ndeshja e tretë zyrtare e ekipit kombëtar U-19 në turneun në Fiuggi të Italisë, në turneun “Roma Caput Mundi” – LAZIO – SHQIPËRI (Ora 15.00)

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “M.Q.Ataturk” dhe te “Servete Maçi”. Po kështu, edhe në Durrës, Elbasan,Korçë e Shkodër.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

 

E PREMTE, 23 SHKURT

– Vazhdimi i zbatimit të Projektit “GROW 2020” në shkollat 9-vjeçare në Tiranë, dhe më konkretisht: “Kasem Sima” (Kashar) dhe “Kodër Kashar”.

– Konferencë për shtyp e trajnerit të ekipit kombëtar U-17, Xhemal Mustedanagiç, për grumbullimin e tij 5-ditor në Shqipëri.

– Vijojnë orët teorike dhe praktike të kursit UEFA B

 

E SHTUNË-E DJELE,  24 SHKURT

– Takimet e javës së 21 të Kategorisë Superiore të Futbollit Shqiptar

– Takimet e radhës në dy grupet A dhe B në Kategorinë e Parë

– Takimet e radhës, për Kategorinë e Dytë

– Ndeshjet sipas kalendarit të të moshave, U-19 dhe U-17 për Superiore dhe Kategorinë e Parë.