Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 13.04.2018

1. KF “Kamza”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, në bazë të nenit 66/3/a) të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur shprehje fyese, në bazë të nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 50%.

4. KF “Sopoti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 66/2 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek.Në aplikim të nenit 136 të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

5. Lojtari i KF “Sopoti”, Martin Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d) dhe 49/1.a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i KF “Vora”, Artur Sejdini, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Shkodra” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Iliria” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

8. KF “Spartaku” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Korabi” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.

9. Zyrtari i KF “Burreli” U-17, Ermir Dika, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i KF “Luftëtari” U-17, Neritan Novi, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Maliqi”,Igli Bashllari, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.