Zyrtare / Kategoria Superiore do të quhet “Abissnet Superiore” edhe për 3 sezonet e ardhshme - FSHF

Zyrtare / Kategoria Superiore do të quhet “Abissnet Superiore” edhe për 3 sezonet e ardhshme

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania e internetit Abissnet, kanë firmosur marrëveshjen për tre sezonet e ardhshme për të drejtën e emrit të kampionatit Kategoria Superiore.

Nga ky edicion e në tre vitet e ardhshme, përkatësisht, 2024-2025, 2025-2026, 2026-2027, kampionati Kategoria Superiore do të quhet sërish “Abissnet Superiore”.

Federata Shqiptare e Futbollit kishte hapur garën në mars të këtij viti dhe oferta e kompanisë “Abissnet” u shpall fituese pas ankandit për shitjen e emrit të këtij kompeticioni pasi paraqiti ofertën më të mirë.

Koncepti i sponsorizimit të Kategorisë Superiore ka nisur që në sezonin 2021-2022, duke hedhur një hap përpara në zhvillimin e futbollit vendas, me qëllim rritjen e të ardhurave për klubet e futbollit, nën shembullin e kampionateve më të mira europiane.

Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” nisi rrugëtimin të dielën më 18 gusht.