ZV/PRESIDENTI LIBOHOVA: FSHF KA NDJEKUR ETAPAT QË DIKTON STATUTI! - FSHF

ZV/PRESIDENTI LIBOHOVA: FSHF KA NDJEKUR ETAPAT QË DIKTON STATUTI!

“Çdo gjë në lidhje me datën e caktimit të Asamblesë së Pergjithëshme Zgjedhore të FSHF ka qenë sipas asaj që përcakton qartë statuti i FSHF”, – këto dhe tema të tjera, preku zv.presidenti i FSHF-së Edvin Libohova, në daljen e tij publike në emisionin sportiv “Procesi Sportiv” të Top Channel. Në lidhje me shqetësimin e deritanishëm për caktimim e datës së zgjedhjeve, zv.presidenti Libohova sqaroi: “Proçesi eshte tërësisht normal. Statuti i FSHF-së e parashikon që  6-mujorin e parë të vitit zgjedhor mbahen zgjedhjet për organet e reja drejtuese. Nuk shoh që ka nxitim në këtë pikë. Cdo gjë lidhet me detajet statutore. Pastaj shqetësime të tilla vijnë pikërisht tani, dhe kur zhvillohen asambletë në cdo vit, nuk ngrihet si një shqetësim për analizim. Statuti do kohë që të amendohet. Kjo nuk bëhet sot, por më parë”, – theksoi z.Libohova i cili më pas foli edhe në lidhje me situatën aktuale që futbolli ka arritur, duke kërkuar, që jo çdo gjë duhet parë bardh e zi: ” Mendoj se duhet të ndalemi edhe te një krahasim: Ku kemi qënë dhe ku jemi aktualisht me futbollin. Natyrisht ka edhe gabime. Përmirësimet në infrastrukturën e futbollit janë të dukshme dhe në projektin e 4-vjecarit të ardhshëm, FSHF do të ketë prioritet futbollin e fëmijëve, atë të femrave, por edhe një tjetër hap, akoma më të madh në infrastrukturën sportive”. Në fund në lidhje me  shqetësimin e ngritur së fundmi për cështjen e shoqatave  në Asamble, zv.presidenti Edvin Libohova theksoi: “Të gjitha vendimet e Asamblesë së çdo viti shkojnë në Gjykatë dhe ato janë ratifikuar e miratuar nga Gjykata. Sidoqoftë është një problem që çdo gjë trajtohet në vendin dhe kohën e duhur, siç janë Asambletë e çdo viti”.