Zhvillohet ceremonia e nisjes së edicionit të ri, Dinamo City - Egnatia ngre siparin e “Abissnet Superiore” - FSHF

Zhvillohet ceremonia e nisjes së edicionit të ri, Dinamo City – Egnatia ngre siparin e “Abissnet Superiore”

Sezoni i ri i kampionatit “Abissnet Superiore 2024-2025” nisi rrugëtimin mbrëmjen e sotme, teksa aktualisht po zhvillohen dy ndeshjet e para, Dinamo City – Egnatia dhe Teuta – Bylis.

Në stadiumin “Elbasan Arena” në fillim të ndeshjes Dinamo City – Egnatia, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi ceremoninë për nisjen e sezonit të ri. 100 fëmijë nga akademia e AF Elbasanit ishin të angazhuar në ceremoninë e organizuar nga FSHF, ndërsa në prolog të sfidës ish-futbollisti dhe ish-kapiteni i Dinamos Arian Pisha shkelmoi topin e parë.

Java e parë e “Abissnet Superiore” do të vijojë nesër me ndeshjet Laçi – Tirana, Partizani – Vllaznia dhe Skënderbeu – AF Elbasani.