Vijon kampionati Rajonal i Minifutbollit - FSHF

Vijon kampionati Rajonal i Minifutbollit

Nën kujdesin e sektorit të Zyrave Rajonale dhe Futbollit Amator po vijon kampionati rajonal i Minifutbollit në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.

Janë plot 33 ekipe që marrin pjesë në këtë aktivitet që kujdeset FSHF, 15 skuadra nga qyteti i Durrësit, 10 skuadra nga Tirana dhe 8 nga qyteti i Elbasanit. Pas Tiranës dhe Elbasanit së fundmi ka filluar edhe në qytetin bregdetar të Durrësit, ku ndeshjet do të zhvillohen në Kalceton Visha.  Janë plot 15 ekipe dhe 130 lojtar të këtyre skuadrave që do të përballen për të dalë fitues të Zyrës Rajonale. Ku sipas skemës së ndërtuar nga sektori përkatës fituesit e zyrave rajonale do të zhvillojnë një triangolare për të shpallur fituesin në rang kombëtar.

Zyra e Durrësit ka këto ekipe pjesëmarrëse:

1.Bujari
2.Visha
3.Durresi
4.Kristi
5.Shqiponja
6.Aral
7.FC Royals
8.Real M
9.Paskuci
10.5-Shtatori
11.Fredi
12.Tregu
13.Amigos
14.KS1
15.Sparta

FSHF ka vendosur në dispozicion të këtij kampionati çdo ndihmë të nevojshme për ta realizuar sa më mirë, duke filluar nga mjeku, arbitrat dhe delegati i ndeshjes.