Vazhdojnë aplikimet për kursin e "Drejtorit Sportiv" - FSHF

Vazhdojnë aplikimet për kursin e “Drejtorit Sportiv”

Sektori i Edukimit pranë FSHF-së, ju rikujton se nis të mërkurën, kursin për profilin e Drejtorëve Sportivë. Nga data 4 deri në datën 24 dhjetor në Shkollën e Trajnerëve në Kamëz, ku kryhen kurset e liçensimit do të realizohet edhe kursi “Drejtori Sportiv” për shefat e klubeve të futbollit në Shqipëri, apo edhe Drejtorët aktualë sportivë.

Referime teorike dhe në fund një bashkëbisedim në të gjithë këtë periudhë të kursit, me tema të natyrave të ndryshme. Që nga liçensimi i futbollistit, liçensat ndërkombëtare, pjesa e bilanceve administrative në punën e Drejtorit Sportiv të një klubi, rregulli publik, organizimi i stadiumeve, principet e komunikimit dhe kriteret e përzgjedhjes, pjesa e agjentit të futbollistit, sociologjia në futboll etj do të jenë baza e referimeve nga lektorë të ndryshëm për të gjithë Drejtorët aktualë sportivë në ditët e kursit. Në fund për të gjithë pjesëmarrësit do të akordohet edhe liçensa përkatëse. Regjistrimi për të ndjekur këtë kurs vijon, të interesuarit të dërgojnë një email në adresën: info@fshf.al