UEFA NATIONS LEAGUE/ SKOCI 2-0 SHQIPËRI - FSHF

UEFA NATIONS LEAGUE/ SKOCI 2-0 SHQIPËRI

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Christian Panucci ka humbur në ndeshjën e dytë të UEFA NATIONS LEAGUE përballë përfaqësueses së Skocisë në ndeshjen e zhvilluar sonte në mbrëmjë në orën 20:45 në “Hampden Park” me rezultatin Skoci 2-0 Shqipëri.
Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë më rezultatin e bardhë 0-0 dhe ne të dytën kemi pësuar dy gola. autogol i Gjimshitit në minutën e 47-të dhe gol nga Naismith në minutën e 68-të për skocezët.
Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Strakosha, Binaku, Hysaj, Veseli (90+1 Mihaj), Gjimshiti, Memushaj, Ndoj (’66 Manaj), Lilaj, Xhaka, Balaj, Gavazaj (’46 Prenga).
Trajneri në fjalen e tij pas ndeshjes theksoi:”E kishim përgatitur mirë ndeshjen. U ndëshkuam me gol në minutën e parë të pjesës së dytë, një gol i dhuruar, sikurse dhe goli i dytë.Kemi limite në mbrojtje, të tjerët na sulmojnë dhe ne i lejojmë të na shënojnë gola të thjeshtë. Vuajtëm shumë në pjesën e parë dhe kaluam në mbrojtjen me 3. E përsërish u lejojmë shumë hapësira kundërshtarëve. Këto janë limitet tonë, nuk ka rëndësi nëse luan me 3 apo me rreshtim tjetër. Nuk vlen vetëm një lojtar, por loja në grup, mënyra sesi luan skuadra, grinta e saj. Lejojmë shumë hapësira në 20 metrat e fundit.”